Pavarësisht nëse jeni të ftohur ose ju bezdis ngjirja e zërit, nëse keni probleme me fytin, simptomat e pakëndshme mund të lehtësohen disi përmes burimeve të caktuara natyrore. Mjalti, për shembull, mund të ndihmojë ndaj mukozës së irrituar në fyt dhe pezmatimin e kordave të zërit duke vepruar si anti-inflamator dhe antibakterial.
Fillimisht rekomandohet çaj me mjaltë – konkretisht çaji i nxehtë nga trumëza, ku keni shtuar lëngun e gjysmës së limonit dhe një lugë çaji mjaltë.
Ju gjithashtu mund të përgaditni edhe tretës për shpëlarjen e fytit – në një gotë me ujë të ngrohtë, shtoni një lugë gjelle mjaltë livando. Kur tretja të jetë ftohur mund ta përdorni për të bërë gargarë, disa herë në ditë.
Ju gjithashtu mund të kombinoni efektet e dobishme të mjaltit dhe bimëve shëruese, duke vendosur 125 gr mjaltë livandoje ose trumëze në kavanoz dhe në të do të shtoni 4 lugë të përzierjes së erëzave (rigon, trumzë, rozmarinë, marjoram, etj). Përzieni mirë. Konsumoni 2 deri 3 herë në ditë nga përzierja, por mos e gëlltisni, por lëreni që të shkrihet në gojë.
Propolisi gjithashtu mund të ndihmojë gjatë dhimbjeve të fytit – mund të përdoret në formën e tabletave që shkrihen, tinkturave ose duke spërkatur fytin direkt me përzierjen e propolisit.