Mjedrat janë mjaft të pasura me antioksidantë dhe e luftojnë kancerin

Mjedrat janë të pasura me fibra, ndërsa të varfëra në kalori, gjë që i bën ato kombinim ideal për humbje peshe.

Mjedrat janë mjaft të pasura me materie ushqyese, vitamina dhe minerale, mirëpo mund që të zvogëlojnë edhe rrezikun ndaj kancerit, obezitetit, sëmundjeve kardiovaskulare, por ndihmojnë edhe në rritjen e fertilitetit.

Përfitimet shëndetësore që fshihen pas mjedrave

Luftojnë kundër kancerit

Mjedrat janë mjaftë të pasura me antioksidantë të cilat në mënyrë aktive marrin pjesë në luftën kundër kancerit. Përveç kësaj, mjedrat përmbajnë përqendrime 10 herë më të larta të antioksidantëve sesa domatet. Studimet kanë treguar se mjedrat kanë rol të rëndësishëm në zvogëlimin e stresit oksidativ dhe proceseve inflamatore në trup.

Shëndeti i sistemit kardiovaskular

Mjedrat përmbajnë kalium, i cili ndihmon në rregullimin e rahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut. Gjithashtu janë të pasura me mangan, bakër dhe hekur, të cilat prodhojnë qelizat e kuqe të gjakut.

Ndihmojnë në rritjen e fertilitetit

Ekspertët pohojnë se vitamina C dhe magnezi, që gjenden tek mjedrat, mund të përmirësojnë fertilitetin tek burrat dhe gratë. Edhe një teori tjetër pohon se antioksidantët në mjedra rruajnë shëndetin e spermës dhe zvogëlojnë rrezikun e abortit spontan.

Mjedrat janë të pasura me vitaminë C, i cili forcon imunitetin dhe mbron nga infeksionet
E përmirësojnë kujtesën

Me konsumimin e mjedrave mund të parandalojmë dëmtimin e trurit dhe humbjen e kujtesës në moshën më të vjetër.

Shëndeti i indeve dhe enëve të gjakut

Mjedrat janë të pasura me vitaminë C, i cili ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, eshtrave, ligamenteve dhe enëve të gjakut.

Veti anti-inflamatore: Për shkak të vetive anti-inflamatore, mjedrat mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, forcojnë imunitetin dhe stimulojnë tretjen

Forcojnë imunitetin

Mjedrat janë të pasura me vitaminë C, i cili forcon imunitetin dhe mbron nga infeksionet. Vitamina C e rrit nivelin e antioksidantëve në mjedra, gjë që gjithashtu ndikon në procesin e plakjes.

Shëndeti i syve

Kombinimi i vitaminës A, vitaminës C dhe fenoleve e ruajnë syrin dhe mbrojnë nga shfaqja e syve të thatë.

Humbja e shpejtë dhe e shëndetshme e peshës

Mjedrat janë të pasura me fibra dhe të varfëra në kalori, gjë që i bën kombinim ideal për humbje peshe. Ky frut i ëmbël sezonal gjithashtu përmban shumë ujë dhe kalium, të cilat parandalojnë dehidratimin në këto muaj të nxehtë vere.

Të përshtatshme për diabetikët

Mjedrat kanë indeks të ulët glikemik, duke i bërë ato të përshtatshme për diabetikët dhe për të gjithë ato që duhet të ndjekin nivelin e sheqerit në gjak.