MJEKËT KANË NJË PËRGJIGJE: Si ta dallojmë kollën normale nga ajo vdekjeprurëse?

Identifikimi dhe diagnostikimi i kancerit në fazat e tij më të hershme është mënyra më efektive për të kufizuar përhapjen e tij.

Nëse kollitemi për një kohë, shumë prej nesh do të dyshojnë për koronavirusin dhe mund të mos shkojnë për analiza të mëtejshme, të cilat mund të jenë vendimtare në zbulimin e hershëm të kancerit të mushkërive. Domethënë, gjatë pandemisë me COVID-19, fokusi është te simptomat e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe për shumë është bërë e vështirë të dallojnë një kollë “normale” nga një “vdekjeprurëse” që mund të tregojë kancer në mushkëri. Fatkeqësisht, kanceri i mushkërive ka një shkallë të lartë vdekshmërie.

Nëse keni këto simptoma, kontaktoni mjekun tuaj amë:

  • gulçim i vazhdueshëm
  • kollitje me gjak
  • kollë që zgjat tre javë.

Simptoma të tjera të zakonshme të kancerit të mushkërive përfshijnë:

  • ënjtjen e fytyrës
  • infeksionet e shpeshta
  • mpiksjen e gjakut
  • nivel anormal të lartë të kalciumit.

Mos supozoni se është diçka tjetër, megjithëse mund të mos jetë kanceri i mushkërive, është e rëndësishme të kontrolloni për shkaqet. Nëse është kancer dhe kapet herët, keni shans të madh për të zgjatur jetën tuaj, paralajmërojnë mjekët.

“Identifikimi dhe diagnostikimi i kancerit në fazat më të hershme është mënyra më efektive për të kufizuar përhapjen e tij, për ta vënë atë në remision dhe për të rritur shanset për mbijetesë”, theksojnë mjekët britanikë. Pandemia e COVID-19 ka reduktuar vizitat te mjeku dhe zbulimin e hershëm të kancerit pothuajse kudo në botë.