Ne mund të mësohemi të jetojmë me një virus. Nuk është e lehtë, por është e realizueshme. Teksa kemi hyrë në variantin e ri të koronavirusit, omicron, gjatë sezonit të festave, ekspertët kanë bërë rekomandime të reja për masat e nevojshme që mund t’ju mbrojnë nga infeksioni me koronavirus.
Këtu janë disa hapa që mund të ndërmerrni për të filluar procesin:
- Vaksinohuni. Nëse jeni vaksinuar, merrni dozën përforcuese
Dr. Anthony Fauci, shefi imunolog amerikan, thotë se personat e rivaksinuar dhe ata që kanë marrë një dozë përforcuese mund të ndihen të sigurt nëse planifikojnë të mblidhen në një rreth të ngushtë për festat, veçanërisht nëse nuk kanë jetuar në të njëjtën familje për dy vitet e fundit. Megjithatë, ai thekson se asgjë nuk është njëqind për qind e sigurt.
- Zgjidhni dy nga tre mbrojtjet nëse shkoni në tubime
Këtë javë, shumë vende njoftuan udhëzime të reja për tubimet e brendshme dhe premisa themelore është të zgjidhni dy nga tre masat që mund të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e infeksionit – vaksinën, maskën, testin.
Ekspertët theksojnë se të gjithë ata që planifikojnë tubime në ambiente të mbyllura duhet të vendosin të paktën një nga këto masa si kusht, por në shumë raste një nuk do të mjaftojë. Për shembull, nëse është një festë në një zyrë ku do të ketë më shumë njerëz me të cilët nuk kaloni shumë kohë çdo ditë. Pastaj sigurisht që ju duhet të zbatoni dy masa.
- Mbani maskë cilësore në publik
Studimet që nga fillimi i pandemisë kanë zbuluar se maskat prej pambuku me një shtresë parandalojnë vetëm një pjesë të grimcave në krahasim me maskat mjekësore. Pra, zgjidhni një maskë cilësore kur lëvizni mes të huajve, qoftë kjo një maskë mjekësore me tre shtresa apo ndonjë tjetër.
CDC rekomandon gjithashtu mbajtjen e maskës edhe në ambiente të hapura, nëse është një zonë ku ka rritje të numrit të infeksioneve.
- Përdorni tetste e shpejta që mund ti bëni vetë
Është e dobishme të keni teste të shpejta me vete, sepse testimi përpara mbledhjeve ose udhëtimeve sigurisht që mund t’ju ndihmojë të jeni të sigurt të paktën për veten tuaj. Në këtë mënyrë do të mbroni të dashurit tuaj, nëse keni ndonjë familjar me sëmundje kronike ose të imunokompromentuar dhe planifikoni t’i kaloni festat me ta.
Përveç gjithë kësaj, nëse doni të mbroni veten nga infeksioni, kujdesuni për higjienën dhe ruani distancën sa herë që është e mundur.