Personat që kanë pasur COVID-19 në 12 muajt e fundit janë paralajmëruar nga mjekët që të kërkojnë shenja të efekteve të reja të mundshme anësore. Gjegjësisht, një studim tregoi se njerëzit që luftuan me infeksionin SARS-CoV-2 janë në rrezik më të madh të një gjendjeje kërcënuese për jetën.
DIABETI SI PASOJË
Njerëzit që kaluan COVID-19 kishin 46 përqind më shumë gjasa të zhvillonin diabetin e tipit 2 për herë të parë në 12 muajt e ardhshëm pasi u testuan pozitiv me korona. Sipas studimit, kjo prek edhe njerëzit që kanë pasur më pak simptoma ose nuk kanë pasur fare simptoma të koronavirusit. Por ata që vuanin nga një formë më e rëndë e sëmundjes ishin më të rrezikuarit.
Diabeti i tipit 2 është një gjendje në të cilën trupi nuk është në gjendje të përpunojë siç duhet sheqerin nga ushqimi. Kërkohet mbikëqyrje e rreptë, sepse pa të, sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë dëmtime të organeve, syve dhe gjymtyrëve, si dhe të çojë në sulm në zemër dhe sulm në tru.
Kjo gjendje e rëndë tashmë është në rritje, për shkak të ritmit në rritje të obezitetit tek njerëzit.
KËRKIM SHKENCOR
Ziyad Al-Ali, Shef i kërkimit dhe zhvillimit në St. Louis Health Care System, i cili drejtoi studimin, tha: “Për publikun e gjerë, nëse keni kaluar COVID-19, duhet t’i kushtoni vëmendje sheqerit në gjak”. Ky zbulim vjen në një kohë kur vlerësohet se çdo i 20-ti person në Angli ka COVID-19.
Ai dhe ekipi i tij krahasuan të dhënat shëndetësore të më shumë se 181,000 njerëzve të diagnostikuar me COVID-19 me 4.1 milion njerëz që nuk ishin infektuar.
Në studimin e publikuar në revistën Lancet Diabetes & Endocrinology, thuhet:
“Dëshmitë që sapo kemi marrë tregojnë se diabeti është aspekt i sindromës së shumëfishtë COVID. Strategjitë e kujdesit post-akut dhe ndjekjes së personave me COVID-19 duhet të përfshijnë zbulimin dhe trajtimin e diabetit.”
Studime të tjera të shumta kanë treguar mundësinë e zhvillimit të diabetit si pasojë e COVID-19. Javën e kaluar, një studim gjerman zbuloi se njerëzit që kaluan COVID-19 kishin 28% më shumë gjasa për të zhvilluar diabetin e tipit 2. Studimi përfshiu 35,865 njerëz që ishin pozitiv me koronavirus.
“Ky studim, si të tjerët, sugjeron se koronavirusi mund të shkaktojë diabet të tipit 2, por nuk është ende e qartë nëse virusi shkakton raste të reja të diabetit të tipit 2, zbulon raste të padiagnostikuara apo rrit përkohësisht nivelet e sheqerit në gjak”, shpjegon Dr. Faye Riley.
A JENI NË RREZIK?
Diabeti i tipit 2 mund të mbetet i pazbuluar për ca kohë, sepse simptomat shpesh mungojnë. Ju mund të jeni në rrezik nëse:
- Urinoni më shumë se zakonisht, veçanërisht gjatë natës
- Jeni vazhdimisht të etur
- Jeni shumë të lodhur
- Keni humbur peshë pa dashur
- Keni kruajtje rreth organeve gjenitale
- Keni plagë që kërkon një kohë të gjatë për t’u shëruar
- Keni shikim të turbullt
Simptoma të tjera më pak të zakonshme janë:
- Njolla të errëta në lëkurë
- Infeksionet e shpeshta
- Kruarja e lëkurës
- Goje e thate
- Nervozizmi
- Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash
- Probleme me dhëmbët
Nëse keni një anëtar të familjes me diabet ose me mbipeshë, keni një shans më të mirë për t’u përballur me këtë diagnozë. E njëjta gjë vlen edhe për personat mbi 40 vjeç.