Mjekët pediatër shpjegojnë: Cilat janë simptomat që nuk duhen anashkaluar

Siç raporton portali “HealthOne”, ekzistojnë pesë simptoma të pazakonta që paraqesin rrezik potencial për fëmijën nëse nuk reagohet në kohë.

Edhe pse gjithë e dijmë se nuk është e nevojshme të drejtohemi menjëherë te mjeku kur shfaqet ndonjë simptomë. Por pediatrit gjithsesi paralajmërojnë se disa simptoma te fëmijët mund të tregojnë probleme shëndetësore që prindërit nuk duhet t’i injorojnë, por duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë nga një ekspert.

Siç raporton portali “HealthOne”, ekzistojnë pesë simptoma të pazakonta që paraqesin rrezik potencial për fëmijën nëse nuk reagohet në kohë.

  • Dhimbjet e barkut që nuk largohen për një kohë të gjatë ose bëhen më intensive
  • Temperatura e ngritur që nuk mund të reduktohet në asnjë mënyrë
  • Humbje peshe e pashpjegueshme
  • Rënie e papritur e flokëve
  • Humbje dëgjimi

Edhe pse secila prej këtyre simptomave nuk do të thotë domosdoshmërisht menjëherë se bëhet fjalë për një sëmundje më të rëndë te fëmija, mjekët pediatër këshillojnë se do të ishte gjithsesi e mençur të vizitohej mjeku nëse shfaqen në çdo rast.

Përkatësisht, dhimbjet e stomakut që nuk ndërpriten për një kohë të gjatë mund të jenë shenjë e apendiksit, ulçerës në stomak, infeksionit të traktit urinar ose kancerit. Gjithashtu, rënia e papritur e flokëve shumë shpesh tregon sëmundje autoimune si diabeti ndërsa humbja e dëgjimit shpesh tregon probleme me otitis media ose meningjit.