Mjekët pediatër zbulojnë se sa kohë duhet të kalojnë fëmijët para ekranit

Në vende të caktuara të shtëpisë ose në kohë të caktuar, duhet të përjashtohet plotësisht përdorimi i çfarëdo mediumi - ky rekomandim duhet të respektohet nga prindërit dhe fëmijët!

Mjekët pediatër paralajmërojnë se prindërit nuk duhet të përdorin shumëllojshmëri aplikacionesh për të argëtuar ose angazhuar fëmijët e tyre. Fakt është se sot, shumica prej nesh përdorin pajisje si: kompjutera, celularë etj., dhe me ndihmën e të cilave ne komunikojmë me njerëz të tjerë dhe mësojmë gjëra të reja. Megjithatë, fëmijët me ndihmën e prindërve, duhet të mësojnë të përdorin përmbajtjen e tyre në një mënyrë të shëndoshë dhe pragmatike.

Sipas rekomandimeve të fundit të Akademisë amerikane të pediatrisë, fëmijët më të vegjël se 18 muaj nuk duhet të shikojnë TV ose të kalojnë kohën përpara ekranit të çfarëdo pajisjeje.

Fëmijët midis moshës 18 dhe 24 muajsh mund të shikojnë programe arsimore dhe të përdorin aplikacione të pështatshme, por në shoqërinë e prindërve të cilët do të përdorin përmbajtjet për për të mësuar fëmijën diçka më shumë.

Fëmijët nga mosha 2-5 vjeç nuk duhet të kalojnë më shumë se 1 orë në ditë para ekranit dhe gjatë asaj kohe prindërit duhet ti shoqërojnë ata.

Nga mosha 6 vjeçare, prindërit duhet ti mbikëqyrin fëmijët gjatë përdorimit të pajisjeve elektronike, për tu siguruar që këto aktivitete nuk do ta prishin gjumin e shëndetshëm të fëmijës, si dhe aktivitetet sociale dhe fizike.

Në vende të caktuara në shtëpi ose në një kohë të caktuar (për shembull, në tavolinë, gjatë një vakti, para gjumit, në shtrat) duhet të përjashtohet plotësisht përdorimi i medias – ky rekomandim duhet të respektohet nga prindërit dhe fëmijët!