Rastet e ri-infeksionit me Covid janë në rritje dhe ekspertët e shëndetësisë thonë se numri më i madh i rasteve të tilla janë vërejtur gjatë infeksioneve me variantin omicron.
Ri-infeksioni me Covid ndryshon, kështu që për disa mund të jetë më i lehtë dhe për të tjerët më i rëndë se më parë. Shkalla e ashpërsisë zakonisht varet nga sa herë e keni pasur tashmë infeksionin, sa shpejt do të infektoheni përsëri dhe sa kohë ka kaluar nga vaksinimi.
“Në përgjithësi, pamjet klinike duken më të lehta. Por nuk ka asnjë garanci”, thotë Dr. Gabe Kellen, shefi i mjekësisë së urgjencës në Faklutetin e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins.
Edhe pse jo 100 për qind, infeksioni dhe vaksinimi i mëparshëm mund t’ju mbrojnë në një farë mase. Pra, nëse jeni shëruar së fundmi nga infeksioni i Covid, trupi juaj ka të ngjarë të jetë më vigjilent ndaj patogjenëve të ardhshëm dhe t’i luftojë ata, gjë që mund të zvogëlojë shanset për një formë më të rëndë.
Ri-infeksioni me omicron zakonisht shkakton formë më të lehtë
Omicron dhe nënvariantet e tij në përgjithësi duket se shkaktojnë simptoma më pak të rënda se variantet e mëparshme të Covid, të cilat mund të jenë pjesërisht përshkak se njerëzit janë shumë më të mbrojtur nga vaksinat dhe infeksionet e mëparshme, shpjegoi Dr. Roy Gulick, sqaron shefi i sëmundjeve infektive në klinikën Weill Cornell Medicine.
Ekspertë të tjerë shëndetësorë pajtohen gjithashtu me pretendimin se omicron shkakton simptoma të buta, por paralajmërojnë se duhet të merren masa paraprake sigurie dhe të ndiqen masat për Covid pasi ka gjithmonë njëfarë pasigurie se si do të reagojë virusi. Sidomos pasi simptomat në dukje të lehta si dhimbja e fytit, dhimbja e kokës, lodhja, kolla, hundët e zëna dhe dhimbjet e muskujve mund të zgjasin me ditë apo edhe javë pas infektimit.
Gjithashtu, duhet pasur parasysh se ka grupe vulnerabël njerëzish që janë në rrezik më të madh për të zhvilluar formë të rëndë të Covid-it. Kjo vlen kryesisht për të moshuarit, pacientët me imunitet të kompromentuar dhe kronikë.