MJEKËT SHPJEGOJNË: Kjo është arsyeja kryesore pse ne reagojmë ndryshe ndaj vaksinës kundër COVID-19

Efektet anësore eventuale ndryshojnë nga individi në individ.

Sa më shumë njerëz në botë të vaksinohen, aq më shumë informacione ka për efektet anësore, pa marrë parasysh se për cilën vaksinë bëhet fjalë. Disa individpas vaksinimit do të kalojnë ditën të shtrirë në shtrat, ndërsa të tjerët nuk do të ndiejnë asnjë pasojë. Cila është arsyeja?

IMUNITETET E NDRYSHME JANË ARSYEJA KRYESORE PËR REAGIMET E NDRYSHME

Dr. Robert Finberg, profesor në Universitetin e Massachusetts, shpjegon se trupi zhvillon dy reagime ndaj vaksinës: përgjigje fillestare e sistemit imunitar dhe përgjigja imune adaptive që ndodh më vonë dhe ndihmon në mbrojtjen nga kontakti i mëvonshëm me virusin.

Përgjigja adaptive afatgjate mbështetet në qelizat T dhe B të sistemit imunitar, të cilat mësojnë se si të njohin virusin, ose proteinën e tij. Nëse rishfaqet, muaj apo vite nga tani, ajo përgjigje imune do të njohë armikun e vjetër dhe do të fillojë prodhimin e antitrupave që do ta shkatërrojnë atë, shpjegon mjeku.

Dr. Mark Loafman thotë se reagimi i trupit është në të vërtetë reflektim se sa të ndryshëm janë imunitetet tona. “Çdo sistem imunitar është mozaik i asaj që kemi kaluar, asaj që po kalojmë aktualisht dhe asaj që kemi brenda. Kështu, përgjigja individuale ndryshon nga njeriu në njeri”, shpjegon ai.

EDHE GJENETIKA LUAN ROL KYÇ NË PËRGJIGJEN IMUNOLOGJIKE

Dr. Chris Thompson, imunolog në Universitetin Loyal në Shtetet e Bashkuara, shpjegon se ne i përgjigjemi vaksinave ndryshe për një numër arsyesh, dhe thekson se shëndeti i përgjithshëm, gjenetika, mjedisi, mosha dhe gjinia janë vetëm disa nga faktorët. Edhe nëse ndiheni mirë pas vaksinës, nuk do të thotë që trupi juaj nuk ka dhënë përgjigje të mirë imune.

VËLLIMI I REAGIMIT NUK THOTË ASGJË PËR IMUNITETIN TUAJ

Pasoja të tilla si dhimbja, skuqja, ënjtja, lodhja, dhimbja e kokës ose të përzierat janë të zakonshme, thonë ekspertët, por ndonjë nga simptomat, qofshin ato të lehta ose të forta, nuk do të thotë që vaksina të funksiononte më mirë ose më keq. Deri më sot, shkencëtarët nuk e kanë lidhur forcën e reagimit me një përgjigje më të mirë adaptive.

MUNGESA E REAKSIONIT NUK DO TË THOTË SE VAKSINA NUK VEPRON

“Nëse nuk keni pasur ndonjë reagim, nuk do të thotë që sistemi juaj imunitar nuk po funksionon, unë nuk do të përqendrohesha në reagimin si provë e veprimit të ilaçit”, thekson Dr. James Fernandez, alergolog.

“Vetëm rreth 50 përqind e të vaksinuarve kishin reagim që nuk ishte dhimbja në krah, ndërsa 95 përqind e tyre ishin të mbrojtur nga forma e rëndë e sëmundjes COVID-19”, shtoi ai.