MJEKËT SQAROJNË: Pse shfaqet depresioni sezonal dhe si trajtohet?

Statistikisht, gjatë dimrit ka rritje të përgjithshme të depresionit, ndërsa më i zakonshëm është tek femrat sesa tek meshkujt.

Si të parandalohet çrregullimi sezonal i sjelljes, përgjigjet mjekja e mjeksisë familjare, Ivana Prpiq Znidarçiq 


Gjatë muajve të dimrit, pacientët kanë më shumë të ngjarë të shkojnë te mjeku i familjes,  ose mjeku amë, për shkak të çrregullimeve të sjelljes domethënë çrregullimeve sezonale të sjelljes, që ndyshe quhet edhe si depresion sezonal. Statistikisht, gjatë dimrit ka rritje të përgjithshme të depresionit, ndërsa më i zakonshëm është tek femrat sesa tek meshkujt.

Shkaku kryesor i depresionit sezonal mendohet të jetë sasia e zvogëluar e dritës ditore gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit, që shkakton sekretim të ulur të serotoninës, i cili njihet si hormoni i lumturisë. Ai është shumë i rëndësishëm në trajtimin e depresionit, ankthit, frikës, çrregullimit të gjumit dhe vetmisë.

Përveç kësaj, pacientët gjatë dimrit janë më shumë të orientuar në hapësira të mbyllura, lëvizin më pak, mirëpo lëvizja dhe aktiviteti fizik janë gjithashtu të rëndësishëm për sekretimin e serotoninës.

Si ta parandaloni këtë çrregullim sezonal?

Pra, duke pasur parasysh atë që përmendëm, pacientët duhet të lëvizin sa më shumë që të jetë e mundur në ajër të hapur, të përfshijnë stërvitjen në rutinën e tyre ditore, në varësi të aftësive të tyre. Mjeku do ta vlerësojë atë më së miri, pasiqë ai e njeh pacientin e tij prej vitesh. Ai do të vlerësojë më së miri nëse është i mjaftueshëm vetëm ndryshimi i stilit të jetës ose nëse duhet të përfshihen edhe terapi antidepresive, d.m.th nëse do të jetë e nevojshme pacienti t’i drejtohet mjekut psikiatër.

Gjatë vjeshtës dhe dimrit, kur ka më pak dritë dite dhe njerëzit janë më shumë në ambiente të mbyllura, atëherë më të ndjeshëm ndaj depresionit sezonal janë ata persona të cilët kanë humor të zvogëluar, janë të prirur për depresion, kanë probleme të caktuara familjare, festat e fundvitit po aftrojnë kështu që ata persona janë betëm, që nuk kanë mjaftueshëm miq dhe rreth janë më të prirur ndaj depresionit sezonal.