Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi i ri nuk po largohet. Përkundrazi, në kundërshtim me pritjet, ai po përhapet gjithnjë e më shumë. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, nga 50 000 raste të reja në ditë, numri është rritur në 60 000 dhe më shumë raste të infektuarish çdo ditë. Këto janë numra shumë më të larta se ato të përmendura në kulmin e pandemisë dhe tregojnë se kurba është larg nga nivelimi.
Ka gjithnjë e më shumë pacientë, ndërsa mjekët kanë filluar të vërejnë disa modele të reja të sëmundjes. Së pari, virusi nuk u bë më vdekjeprurës, por pacientët vazhdimisht raportojnë simptoma të ndryshme.
Statistikat tregojnë rritje të numrit të rasteve të COVID-19 te pacientët e moshës 20 dhe 30 vjeçare. Simptomat e tyre janë mjaft të ndryshme nga ato të pacientëve të moshuar. Shumë të rinj nuk përmendin aspak ethet, deri kohët e fundit një nga simptomat më të zakonshme në rastet e COVID-19.
“Gjithnjë e më shumë të rinj po kërkojnë kujdes mjekësor dhe shpesh duhet të pranohen në spital. Spektri i simptomave vazhdon të zgjerohet edhe më tej, kështu gjithnjë e më shpesh të rinjtë vijnë pa ethe, por ankohen për dhimbje barku”, thekson Dr. William Schaffner, profesor i sëmundjes infektive në Universitetin Vanderbilt.
Simptomat tjera mund të përfshijnë nauze, diarre, humbje të ndjenjës së nuhatjes dhe shijes, si dhe kokëdhimbje të forta. Përveç dhimbjes së barkut, e cila nuk përmendet në listën e simptomave të COVID-19 të botuar nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, përmenden të gjitha simptomat e tjera. Disa u shtuan në listë vetëm 2-3 muaj më parë.
Qendra rradhit “dhimbjen e muskujve ose trupit”, si simptomë e mundshme, mund të përfshijë edhe dhimbjet e barkut. Kjo dhimbje mund të shoqërohet edhe me diarre në gjendje të ndryshme mjekësore, ndërsa për caktimin e diagnozës akoma është i nevojshëm testi për COVID-19. Pacientët e rinj gjithashtu ankohen për migrene të butë.
“Kuptuam që ky virus mund të shkaktojë dëme të mëdha në trup. Deri më tani bëhet fjalë për përshtypjet; në mënyrë që të merret vërtetim shëndetësor, do të jetë e nevojshme të publikohen studime për një numër më të madh të pacientëve të rinj në mënyrë që të mund të nxirret përfundimi më i mirë në lidhje me përhapjen e këtyre simptomave”, thekson Dr. Schaffner.
Tani për tani, ata që ankohen për simptoma këshillohen nga mjekët që të izolohen dhe të presin disa ditë para se të testohen. Sepse, nëse testi bëhet shumë herët, virusi mund të mos zbulohet.
Mjekët rekomandojnë të prisni katër ditë nga fillimi i simptomave të para. Pini shumë lëngje, merrni ilaçe për dhimbje dhe zvogëloni temperaturën trupore të mundshme, ndërsa nëse situata përkeqësohet, telefononi mjekun amë ose ndihmën e shpejtë.