Rezultatet e studimi të shkencëtarëve kinezë që përdorën mësimin makinerik sugjerojnë se tre shënues biologjikë janë treguesit më të rëndësishëm për vlerësimin e rrezikut të menjëhershëm të vdekshmërisë nga COVID-19. Por studiuesit vërejnë se modeli do të duhet të zhvillohet më tej për të siguruar më shumë të dhëna mbi sëmundjen.
Mjetet e mësimit makinerik kanë zgjedhur tre shënues – dehidrogjenaza e acidit laktik, limfocitet dhe ndjeshmërinë e lartë ndaj proteinave reaktive C, të cilat mund të parashikojnë vdekshmërinë tek pacientët me koronavirusin e ri. Këto bio-shënues u morën nga mostrat e gjakut nga 485 individë të infektuar në Wuhan, ndërsa gjetjet u botuan në revistën Nature Machine Intelligence. Këto mjete parashikuan se çfarë do të ndodhte më shumë se dhjetë ditë para vdekjes së pacientit, ndërsa saktësia e parashikimit ishte më e madhe se 90 përqind.
Vlerësimi i shpejtë, i saktë dhe i hershëm klinik i ashpërsisë së sëmundjes është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë, aktualisht nuk ka biomarker parashikues në dispozicion për të diferencuar pacientët që kanë nevojë për kujdes mjekësor urgjent dhe të vlerësojnë shkallën e vdekshmërisë së tyre.
Ju Yuan, Lee Yang dhe kolegët e tyre analizuan mostra nga pacientët në Wuhan për të përcaktuar treguesit e rrezikut të vdekshmërisë. Nga 375 raste të përfshira në analizë, 201 pacientë u shëruan nga COVID-19 dhe u lëshuan nga spitali, ndërsa 174 pacientët e tjerë ndëruan jetë.
Autorët hartuan qasje të modelimit matematikor bazuar në algoritme të mësimit të makinerive për të identifikuar biomarkerët që parashikojnë më së shumti vdekshmërinë e pacientëve. Të dhënat përfshinin informacione themelore, simptoma, mostra gjaku dhe rezultate laboratorike, përfshirë funksionin e mëlçisë, funksionin e veshkave, funksionin e koagulimit, elektrolitet dhe faktorët inflamatorë të marrë nga pacientët e përgjithshëm, të rëndë dhe kritikë.
Modeli zgjodhi dehidrogjenazën e acidit laktik (LDH), limfocitet dhe ndjeshmëri të lartë ndaj proteinave reaktive C, si treguesit më të rëndësishëm të bio-shënuesve. Ky konstatim është në përputhje me njohuritë e deritanishme mjekësore se nivelet e larta të LDH janë të lidhura me prishjen e indeve që shfaqen në një sërë sëmundjesh, përfshirë çrregullimet e mushkërive siç është pneumonia.
Autorët arritën në përfundimin se modeli i tyre ofron provë klinike të thjeshtë dhe intuitive për të sasizuar shpejt dhe saktë rrezikun e vdekjes.