Molla përmban deri në 40% vitaminë C, gjithashtu përmban edhe vitaminat A, E, B1, B2, B6 dhe beta-karoten. Përmban edhe mineralet si: kalium, kalcium, fosfor dhe hekur. Është e pasur me polifenole – komponime bimore të cilat kanë efekt të fortë antioksidues. Në përgjithësi është i njohur fakti se një mollë në ditë kontribuon në shëndetin e përgjithshëm të të gjithë organizmit.
Mollët zakonisht konsumohen të freskëta, por mund edhe të zihen, piqen, thahen, të përpunohen në lëngje, reçel, por e njohur është edhe uthulla e mollës. Mesatarisht, në mollë ka rreth 82% ujë, rreth 12% karbohidrate, rreth 1% – yndyra dhe proteina dhe 1% celulozë.
Molla përmban edhe sheqer, acide organike, në sasi shumë të vogla edhe të gjitha aminoacidet esenciale dhe jo esenciale, aromë dhe ngjyrë. Mollët janë të pasura me fibra dhe kanë efekt pozitiv mbi metabolizmin, sidomos kur kombinohet me drithëra.
PËRFITIMET:
Kundër fryrjes dhe lukthit të dëmtuar – për disa javë hani nga tre herë në ditë një mollë të thartë, 1-2 orë para ose pas ngrënies.
Kundër diarresë – hani molla të grira ose komposto prej mollave. Veçanërisht rekomandohen mollët e tharta. Mollët grini me rende, mos i ëmbëlsoni, ndërsa para se t’i hani, lini për një kohë të shkurtër që të ndryshojnë ngjyrën.
Për tretje më të mirë – rregullisht hani mollë të pjekura ose të ziera ose komposto prej mollave, sidomos gjatë periudhës së dimrit. Rekomandohet që të konsumohen nga dy mollë pas mëngjesit dhe darkës. Terapia zgjat pesë ditë.
Për të inkurajuar djersitjen – në rast të temperaturës së lartë trupore, në qullin e zier prej mollave shtoni mjaltë dhe lëng limoni, dhe konsumojeni derisa është i ngrohtë.