Mos e bëni këtë! Mbetjet e ushqimiti i vendosni në letër alumini, e pastaj në frigorifer – GABONI!

Mbetjet e ushqimit mund të qëndrojnë të freskëta në frigorifer deri në katër ditë, por vetëm nëse ruhen në mënyrën e duhur.

Dhjetori është muaji në të cilin me shumë gjasa shpesh e përdorim letrën e aluminit. Përveç se për pjekje, shumë njerëz e përdorin atë për të ruajtur mbetjet e ushqimit në frigorifer. Edhe pse nuk ekziston pothuajse asnjë familje që të mos ta ketë bërë këtë të paktën një herë, ekspertët theksojnë se është një veprim shumë i keq dhe i gabuar.

Mbetjet e ushqimit mund të qëndrojnë të freskëta në frigorifer deri në katër ditë, por vetëm nëse ruhen në mënyrën e duhur. Shumica e bëjnë këtë gjë duke vendosur mbetjet e ushqimit në një pjatë të cilën më pas e mbulojnë me letër alumini, dhe e vendosin në frigorifer deri në konsumin e ardhshëm.

Megjithatë, sado e thjeshtë dhe e dobishme të duket, kjo procedurë duhet të shmanget. Disa baktere, siç është Bacillus cereus, mbeten në ushqim edhe pas gatimit, ndërsa mbetjet e ushqimit që mbesin në temperaturë dhome për më shumë se dy orë janë bazë e shkëlqyeshme për bakteret të cilat me shpejtësi shtohen, paralajmëron “Washington State Department of Health”.

Mbulimi me fletë alumini lë mjaftueshëm ajër për bakteret që të shumohen në ushqim, të cilin më pas do ta vendosni në frigorifer, për këtë arsye duhet të shmanget kjo mënyrë ruajtjeje e ushqimit. Një opsion shumë më i mirë është që ushqimi të vendoset në enët që nuk depërton ajri në mënyrë që ushqimi të qëndroj më gjatë i freskët, paralajmëron Lynsey Malone, nutricioniste dhe dietologe në Spitalin e Cleveland.