Mos e injoroni inflamacionin e fshikëzës

Trajtimi i hershëm i inflamacionit është kyç për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Inflamacioni i fshikëzës ose i njohur ndryshe si infeksion i traktit të poshtëm urinar mund të prekë të dyja gjinitë, por gratë janë më të prirura ndaj këtij problemi shëndetësor, i cili di të jetë i qëndrueshëm. Gratë kanë kanal më të shkurtër të urinës, gjë që e bën  bakteret më lehtë dhe më shpejtë të arrijnë në fshikëz. Kanali i tyre i urinar është njëkohësisht i vendosur edhe afër anusit, që do të thotë se bakteret kanë rrugë më të shkurtër për të arritur në fshikëz.

Në shumicën e rasteve, inflamacioni i fshikëzës shfaqet papritur dhe zgjat pak (inflamacion akut), por nganjëherë mund të zgjas për një kohë të gjatë (inflamacion kronik).

Trajtimi i hershëm i inflamacionit është kyç në parandalimin e përhapjes së infeksionit. Në kushte normale, bakteret që e shkaktojnë inflamacion përmes urinimit do të largohet nga trupi. Në disa raste, bakteret mund të ngjiten në murin e fshikëzës dhe të shtohen shpejt. Kjo gjë e pamundëson aftësinë e trupit për t’i shkatërruar, gjë që rezulton me inflamacionin e fshikëzës së urinës.

Simptomat e inflamacionit të fshikëzës ndryshojnë varësisht nga ajo se sa serioz është infeksioni. Sidoqoftë, ndryshimet gjatë urinimit janë të dukshme menjëherë, por kur inflamacioni përparon, shfaqet edhe dhimbja.

  • Urinë e turbulltë ose urinë me gjurmë gjaku të cilat janë të dukshme
  • Urinoni më shpesh se zakonisht
  • Urina ka një erë të rëndë
  • Dhimbje ose ndjesi djegie gjatë urinimit
  • Ndjenja e vazhdueshme e presionit në fshikëz dhe nevoja për të shkuar në tualet
  • Ngërçe ose presion në pjesën e poshtme të stomakut ose në pjesën e poshtme të shpinës
  • Temperaturë e lartë me dhimbje të forta në zonën e veshkave

Inflamacioni i fshikëzës mund të përhapet edhe në veshka. Në këtë rast, do të keni temperaturë të lartë të trupit me dhimbje të forta të veshkave, të cilat do të reagojnë edhe ndaj një goditje të vogël.