MOS E NGUSHËLLONI FËMIJËN KUR ANKOHET: Vetëbesimi ndërtohet në tjetër mënyrë

A keni një fëmijë që shumë ngadalë i bashkohet grupit, është më dobët kur i bashkohet sporteve ekipore ose ka probleme në të mësuar? Shpesh mendojmë se fëmija ynë nuk ka vetëbesim në momente të tilla... por kjo aspak nuk duhet të jetë e vërtetë, thotë psikologia Dr. Beki.

Kur fëmijët tanë janë më të rritur, ne zakonisht e përkufizojmë vetëvlerësimin si të besosh te vetja, jo të ndjekësh turmën. E megjithatë, kur fëmijët tanë janë më të vegjël, shpesh kemi përkufizimin krejtësisht të kundërt: Pse fëmija im nuk ka mjaftueshëm vetëbesim për të bërë miq në këndin e lojërave? Pse fëmija im nuk dëshiron të largohet nga prehri im që të shkojë të argëtohet me fëmijët e tjerë? Pse po qëndron larg futbollit?

Pra, çfarë mund të themi në momente të tilla? Psikologia Tina Beki shpjegon se si duhet vepruar në situatat kur fëmijës nuk i pëlqen diçka dhe ankohet për të.

“Kur fëmija juaj ankohet se nuk lexon aq mirë sa pjesa tjetër e bashkëmoshatarëve të tij në grup, se nuk i pëlqejnë disa aktivitete si futbolli, se mendon se është i keq dhe i pasuksesshëm, mos e ngushëlloni me fjalë që zvogëlon dështimet e tij. Kjo vetëm do ta dëmtojë besimin e tij dhe do ta dekurajojë edhe më shumë. Dëgjojeni atë, përpiquni t’i tregoni se ajo që e frikëson nuk është aq e tmerrshme, nuk po shkon mirë, dëshmojani se gjithçka mund të arrihet. Kështu ndërtohet vetëbesimi, i cili do të zgjasë përgjithmonë”, thotë psikologia.