Mos e shtyni mjekimin: Tre shenjat që tregojnë se trupi lufton me aneminë e rrezikshme

Mos e shtyni mjekimin, nëse i ndjeni këto simptoma...

Plagë të dhimbshme dhe të ndjeshme në gojë – aftet, zakonisht nuk janë shenjë e ndonjë sëmundjeje të rëndë dhe zhduken për 10 ditë. Megjithatë, nëse ato nuk largohen, por pasohen edhe nga simptoma të tjera, atëherë mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminës B12.

Shenjat të cilave duhet t’u kushtohet vëmendje janë ngjyra e zbehtë në të verdhë e lëkurës, dhimbje të gjuhës, gjuha e kuqe, si dhe çrregullimet e të pamurit.

Vitamina B12 shpesh mungon si rezultat i anemisë së dëmshme, mungesës së qelizave të kuqe të gjakut për shkak të të cilave trupi prodhon qeliza të mëdha të gjakut anormale, të cilat nuk funksionojnë si duhet.

Kjo anemi zakonisht shfaqet rreth moshës 50 vjeçare, ndërsa më e rëndësishmja është zbulimi i hershëm dhe terapia e duhur.

Mungesa e vitaminës B12 mund të çojë edhe në probleme me zemrën dhe mushkëritë, si dhe në vështirësi neurologjike. Prandaj te të ushqyerit duhet të përfshihen mishi, vezët, peshku dhe produktet e qumështit.