Kanceri i gjirit, mushkërive, zorrës së trashë, rektumit dhe prostatës janë kanceret më të zakonshme në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Këto kancere së bashku janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë – afro 10 milionë vdekje në vitin 2020.
Kanceri i prostatës është lloj i zakonshëm i kancerit që zhvillohet kryesisht te meshkujt mbi moshën 50 vjeç, ndërsa rreziku rritet me kalimin e moshës.
Ndonjëherë simptomat nuk shfaqen
Kanceri kërkon kohë për t’u zhvilluar dhe përhapur, kështu që mund të duhen disa vite. Shumica e meshkujve me kancer të hershëm të prostatës nuk përjetojnë simptoma. Ndërsa tumori rritet dhe përparon, po ashtu shfaqen edhe simptomat.
Disa nga simptomat e hershme që tregojnë kancerin e prostatës janë:
- Urinim i shpeshtë
- Rrjedhje e dobët gjatë urinimit
- Dëshira e papritur për të urinuar
- Ndjenja sikur fshikëza nuk është kurrë plot
Dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit
Varësisht se sa e avancuar është sëmundja, personi mund të ndjejë shenja të pazakonta në trup. Ekspertët thonë se dhimbje e shurdhër mund të zhvillohet në shpinë, ijë dhe legen.
“Nëse kanceri është përhapur në të gjithë trupin, për shembull në kockat në ije dhe legen, mund të shkaktojë dhimbje të shurdhër ose therje të mprehtë”, thonë mjekët.
Kush janë grupet e rrezikut?
Disa nga faktorët e rrezikut përfshijnë:
- Mosha 50 vjeç e sipër
- Historia familjare e kancerit të prostatës
- Mbipesha
Nëse keni ndonjë simptomë urinare, është mirë të vizitoheni te urologu dhe të bëni analizat. Në varësi të simptomave tuaja, mjeku juaj mund t’ju këshillojë të bëni test PSA, i cili ndihmon në zbulimin e niveleve të larta të proteinës në gjak që tregon kancer.