Sot, një fëmijë që nuk ndjek asnjë aktivitet jashtëshkollor është një dukuri e rrallë. Dhe edhe nëse ka vetëm një – ai konsiderohet i pamjaftueshëm. Krahas një aktiviteti të detyrueshëm sportiv (që nuk ka më intensitet dy herë, por katër deri në pesë herë në javë), fëmijët sot duhet të ndjekin edhe kurset e gjuhës, shkollën e muzikës, gjë që e bën orarin e aktiviteteve të lira të barabartë me shkollën. Dhe kur shtoni detyrat e shtëpisë dhe mësimin, është e vështirë të gjesh një kohë për të shkuar në një kënd të lojërave.
Arsimi është më i rëndësishmi?
Mbi të gjitha, pas çdo fëmije të tillë janë prindërit e tij. Tashmë në kopsht e përfshijnë në aktivitete të shumta, duke i hequr shpeshherë kohën për të luajtur, zotëruar aftësi si ngasja e biçikletës, improvizimi, eksperimentimi i botës që e rrethon… Më i informuar se gjeneratat e mëparshme, i vetëdijshëm për përfitimet e edukimit dhe sportet aktive dhe të mësuar nga përvoja e tyre se sa e rëndësishme është të kesh një ditë të plotë, prindërit e sotëm i angazhojnë të vegjlit e tyre në sa më shumë aktivitete. Të jesh aktiv në një sport është absolutisht e dëshirueshme, por nëse e kombinojmë një aktivitet të tillë, i cili zhvillohet disa herë në javë, për shembull, me një shkollë muzikore, e cila ka të njëjtin ritëm mirëmbajtjeje, atëherë me të drejtë shtrohet pyetja – apo jo- pak si shumë?!
Po menaxhoni kohën e tij si të jetë e juaja?
Kësaj pyetjeje prindërit i përgjigjen shpesh se nuk e ekzagjerojnë, sepse fëmijët ia dalin me të gjitha. Dhe ata kanë kohë të lirë. Por, kjo shpesh shikohet në një kënd tjetër, mbi të gjitha aspekt personal. Fëmijët në përgjithësi mendojnë ndryshe dhe do të dëshironin të kishin më shumë kohë për veten e tyre. Prindërit shpesh kanë frikë se fëmijët nuk e shfrytëzojnë mirë kohën e lirë kur nuk kanë përgjegjësi, ndaj mundohen ta mbushin ditën me përgjegjësi dhe aktivitete më të rëndësishme. Dhe në të njëjtën kohë harrojnë se është mirë që fëmija i tyre të ketë një pjesë të ditës që mund ta planifikojë dhe ta kalojë me miqtë e tyre si të duan.
Pavarsisht, nëse është përpara televizorit apo në dhomë, në kompjuter. Thjesht duhet t’i jepni atij një pjesë të kohës së tij që ai do ta planifikojë sipas dëshirës së tij, sepse nëse kontrolloni dhe organizoni vazhdimisht çdo orë të kohës së tij, fëmija do të ndihet nën presion dhe i kufizuar. Ju gjithmonë duhet të merrni parasysh dëshirat e fëmijës suaj dhe t’i jepni atij hapësirë në këtë kuptim.
Në të njëjtën kohë, është mirë të mendohet nëse ai ka vërtet nevojë për të gjitha këto aktivitete dhe nëse duhet të heqë ndonjërën nga këto? Dhe a nuk janë këto vetëm disa nga aktivitetet që nuk keni mundur ti realizoni dhe dëshironi që fëmija juaj ti bëjë?
Përktheu dhe përshtati:S.N