Hulumtimi i cili përfshiu 1 900 meshkuj të moshës 60-78 vjeç, tregoi se meshkujt me disfunksion ereksioni, i cili ka prejardhje vaskulare, kanë rrezik të dyfishtë ndaj sulmit në zemër, sulmit në tru ose vdekje e papritur kardiake.
Tek meshkujt me këtë çrregullim mjekët duhet të ndjekin me kujdes faktorët tjerë të rrezikut, të tillë si hipertensioni ose kolesteroli i rritur.
Lidhja midis impotencës dhe sëmundjeve të zemrës është e dyanshme, pasi që meshkujt që kanë pasur sulm në zemër, gjithashtu janë të ekspozuar ndaj rrezikut të lartë të mosfunksionimit të ereksionit.
Ndryshe nga mosfunksionimi i ereksionit i cili shoqërohet me ankth ose probleme të tjera psikologjike, mosfunksionimi i ereksionit vaskular paraqitet si pasojë e bllokimit të arterieve dhe qarkullim të pamjaftueshëm i gjakut.
Gjithashtu duhet të theksohet se, prej më herët dihet se impotenca është e lidhur me shëndetin e dobët kardiovaskular.
Mendohet se vetë mosfunksionimi i ereksionit është faktor rreziku i rëndësishëm për sëmundjet e zemrës, citon “Circulation”.