Thuajse 750 fëmijë kanë vdekur dekadën e fundit, pasiqë ata që kujdesish për fëmijët i lanë ato në makinë të mbyllur, madje në disa raste edhe kur makina ishte e parkuar në hije. Në Shtetet e Bashkuara, mesatarisht vdesin 30 fëmijë në vit, pasiqë janë lën vetëm në vetura, të cilat pas një kohe shëndërrohen në “furra të nxehta”.
Mediat dhe rrjetet sociale me vite kanë paralajmëruar, që fëmijët ose kafshët shtëpiake të mos lihen në makinë, pasiqë ‘disa grimca e përshpejtojnë atë’.
Revista shkencore Temperatures publikoi një punim në të cilën pretendon se, e mjafteshme është vetëm një orë që fëmija të kalojë në makinë të mbyllur dhe kjo të jetë e rrezikshme për jetën.
Domethënë, fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës sesa të rriturit, ata janë më të nxehtë dhe shumë më vështirë ftohen. Gjithashtu, ata nuk janë në gjendje që të largohen nga makina nëse nuk ndjehen mirë.
Shkencëtarët me ndihmën e një ekipi mjekësor kanë llogaritur se, temperatura trupore prej 40 gradësh është e mjaftueshme për të nxitur simptomat e goditjejes nga nxehtësia, e cila mund të rezultojë me dështimin e organeve, dëmtimin e trurit ose vdekjen.
Eksperimentet u kryen me ndihmën e tre grupeve të makinave të ndryshme të cilat u parkuan në mënyrë alternative në qershor dhe korrik të 2014-së në qytetin Tempe të Arizonës. U vu re rritja e temperaturës, ndërsa shkencëtarët u morrën me atë se si temperatura do të ndikonte në organizmin e fëmijës, ose kafshëve.
Furgonëve u duhej kohë më e gjatë që të nxeheshin, ndërsa makinat e vogla dhe me ngjyrë të errët nxeheshin më shpejtë. Temperatura e automjetit pas një ore arrinte mesatarisht 46 gradë Celsius, përderisa timoni, ulëset dhe pjesa e përparme ishin edhe më të nxehta. Pas një ore nën hije temperatura arrinte në 37 gradë Celsius. Pas një ore në diell dhe dy orëve nën hije, nëse fëmija ose kafsha kanë mbetur në veturë, i ekspozohen rrezikut të vdekshmërisë.
“Të paktën të gjithëve një herë na ka ndodhur që të hyjnë në makinë të nxehtë dhe të mos mundemi ta prekim as timonin. Paramendoni se si është organizmi i ndjeshëm i fëmijëve nëse qëndrojnë në veturë”, tha klimatologu Nancy Silver nga Universiteti i Arizonës për Washington Post.
JINI TË KUJDESSHËM!