Por a do ta ketë vapë foshnja në netët e nxehta të verës? Kjo pyetje me siguri ju shqetëson kur termometri ngrihet mbi 30 gradë, dhe me siguri edhe ju e keni të vështirë të flini gjumë.
Trupi i foshnjave të porsalindura nuk është në gjendje të rregullojë vetë temperaturën e tyre dhe ata nuk janë në gjendje ta heqin vetë mbulesën kur kanë shumë nxehtë, madje as të heqin vetë veshjet e tepërta. Nga ana tjetër, mbinxehja e trupit të tyre mund të rrisë rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave.
Megjithatë, në një mënyrë të thjeshtë ju mund të krijoni një mjedis të sigurt dhe të rehatshëm gjumi për fëmijën tuaj gjatë netëve të verës.
Temperatura ideale për një gjumë të sigurt të foshnjës është midis 18 dhe 20 gradë. Në këtë temperaturë, nëse fëmija fle në një thes të hollë gjumi, mjafton një veshje e hollë me mëngë të gjata.
Megjithatë, duhet të dini se nëse ju keni vapë, me siguri edhe foshnja juaj do të ketë. Pra, nëse flini vetëm me të brendshme, foshnjës suaj do ti mjaftojë një veshje e hollë pa mëngë. Shtoni vetëm një shtresë më shumë për fëmijën në atë që ndiheni rehat duke fjetur, këshillon Ana Riçlej, infermiere dhe mami. Nëse nuk keni nevojë për një mbulesë, fëmija juaj ka nevojë vetëm për një shtresë veshje të hollë. Në kushte shumë të nxehta, fëmija juaj mund të qëndrojë vetëm në një pelenë.
Çfarë do të thotë kur një fëmijë djersitet?
Djersitja është mënyra e vetë ftohjes së trupit tonë. Por disa foshnja djersitin më shumë e disa më pak. Nëse foshnja djersitet shumë, kontrolloni pjesën e pasme të kokës duke e prekur atë. Nëse është e nxehtë në prekje, fshijeni me një leckë të lagur – në fytyrë, qafë, krahë dhe këmbë – dhe hapni derën dhe dritaren e dhomës së gjumit.
Gjatë ditës, përpiquni ta mbani shtëpinë tuaj të freskët duke i mbajtur dritaret të mbyllura dhe perdet e lëshuar gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.
Gjumi i foshnjës në verë nuk duhet t’ju shqetësojë shumë nëse plotësohen të gjitha kushtet për një gjumë të sigurt, d.m.th nëse nuk e mbuloni fëmijën me batanije, nëse e vendosni të flejë në shpinë dhe nëse nuk I vishni shumë rroba. Gjegjësisht, statistikat në fakt treguan se më shumë foshnja përjetojnë goditje të nxehtësisë në dimër sesa në verë, sepse prindërit, nga frika se mos ftohet, i ngrohin dhomat në të cilat flenë dhe i veshin me shumë shtresa të rrobave.