Mr. Dr. Kolevski: Çfarë është EEG dhe kur duhet bërë?

EEG është emërtimi i shkurtuar i elektroencefalografisë, pra një metodë me të cilën monitorohet dhe ekzaminohet aktiviteti i trurit dhe përmes sinjaleve të marra nga truri, përcaktohet nëse aktiviteti i trurit është normal apo mund të ketë çrregullime të caktuara.

Shkruan: Mr. Dr. Goran Kolevski 
Neurolog

EEG ose elektroencefalografia është metodë diagnostike neurofiziologjike që ekzaminon aktivitetin e trurit (i ngjashëm me EKG-në e zemrës), pra duke marrë sinjale nga truri, mjeku përcakton nëse aktiviteti i trurit është normal apo mund të ketë çrregullime të caktuara.

KUR DUHET TË SHKONI TË NEUROLOGU?

Është e rëndësishme që pacienti të dijë se kur duhet të shkojë për vizitë te neurolog për inçizim EEG. Domethënë në rastet e mëposhtme:

  • Fillimi i papritur i humbjes së vetëdijes
  • Shfaqja afatshkurtër e ndërgjegjes së ndryshuar cilësisht (mungesë me moskontaktin, çorientim në hapësirë, agresion dhe ankth i papritur, çorientim në kohë, etj.
  • Lëvizjet afatshkurtra të pavullnetshme (konvulsione, dridhje) të gjymtyrëve
  • Tkurrje e pavullnetshme e nofullës gjatë gjumit
  • Ndryshimet e frymëmarrjs gjatë gjumit (frymëmarrje jonormale, frymëmarrje me ndërprerje, etj.)
  • Lëvizjet e papritura të pavullnetshme në gjumë
  • Urinim i pavullnetshëm gjatë natës
  • Përgjumje e tepruar që zgjat disa ditë

EEG është emërtimi i shkurtuar i elektroencefalografisë, pra një metodë me të cilën monitorohet dhe ekzaminohet aktiviteti i trurit dhe përmes sinjaleve të marra nga truri, përcaktohet nëse aktiviteti i trurit është normal apo mund të ketë çrregullime të caktuara.

PËRGATITJA, KUNDËRINDIKACIONET DHE REZULTATET

Para se të shkojë për EEG, pacienti duhet të përgatisë ose të ketë flokë të pastër dhe të larë. Testi zakonisht zgjat rreth 20-30 minuta. Në raste të rralla mund të zgjasë më gjatë. Ekzaminimi EEG është krejtësisht pa dhimbje dhe nuk ka kundërindikacione dhe pacienti e merr raportin nga mjeku menjëherë pas ekzaminimit.