Mr. Dr. Marija Kostadinovska: ME KALIMIN E KOHËS SËMUNDJA PËRKEQËSOHET – SI TI DALLONI SHENJAT E DEMENCËS

Demenca është rezultat i sëmundjeve dhe lëndimeve të ndryshme që prekin trurin. Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës dhe mund të përbëjë 60-70% të rasteve.

Demenca është aktualisht shkaku i shtatë kryesor i vdekjeve dhe një nga shkaqet kryesore të paaftësisë dhe varësisë nga kujdesi tek të moshuarit në mbarë botën: Dr. Marija Kostadinovska, specijaliste në psikiatri

SHKRUAN:
Dr. Marija Kostadinovska
Specijaliste në psikiatri

♦♦♦♦♦♦♦

Aktualisht, mbi 55 milionë njerëz në mbarë botën kanë demencë, nga të cilët mbi 60% jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Çdo vit ky numër rritet me gati 10 milionë raste të reja. Demenca është rezultat i sëmundjeve dhe lëndimeve të ndryshme që prekin trurin. Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës dhe mund të përbëjë 60-70% të rasteve. Demenca është aktualisht shkaku i shtatë kryesor i vdekjeve dhe një nga shkaqet kryesore të paaftësisë dhe varësisë nga kujdesi tek të moshuarit në mbarë botën.

Demenca është term që përdoret për disa sëmundje që ndikojnë në kujtesën, të menduarit dhe aftësinë për të kryer aktivitetet e përditshme. Sëmundja përkeqësohet me kalimin e kohës. Demenca prek kryesisht individët e moshuar. Por, sigurisht, jo të gjithë njerëzit e moshuar vuajnë nga kjo sëmundje.

Demenca është një sindromë që mund të shkaktohet nga një sërë sëmundjesh ose sjelljesh të dëmshme që me kalimin e kohës shkatërrojnë qelizat nervore dhe dëmtojnë trurin.

CILËT JANË FAKTORËT KRYESORË QË KONTRIBUOJNË NË SHFAQJEN E DEMENCËS?

  • Mosha (zakonisht mosha mbi 65 vjeç)
  • Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni),
  • Sheqeri i lartë në gjak (diabeti),
  • Mbipesha ose obeziteti,
  • Pirja e duhanit,
  • Pirja e tepërt e alkoolit,
  • Mungesa e aktivitetit fizik,
  • Izolimi social,

Demenca është një sindromë që mund të shkaktohet nga një sërë sëmundjesh ose sjelljesh të dëmshme që me kalimin e kohës shkatërrojnë qelizat nervore dhe dëmtojnë trurin. Këto dëmtime zakonisht çojnë në një përkeqësim të funksionit kognitiv (dmth, aftësisë për të përpunuar mendimin) përtej asaj që mund të pritet nga pasojat normale të plakjes biologjike. Vetëdija nuk ndikohet, dëmtimi në funksionin njohës zakonisht shoqërohet dhe ndonjëherë paraprihet nga ndryshimet në humor, sjellje, motivim ose kontroll emocional.

Demenca ka ndikime fizike, psikologjike, sociale dhe ekonomike, jo vetëm për personat që jetojnë me demencë, por edhe për ata të cilët kujdesen për ta, familjet dhe shoqëria në përgjithësi. Për praninë dhe të kuptuarit të demencës personat e prekur nuk janë të vetëdijshëm, duke rezultuar me stigmatizim dhe pengesa për diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje.

Demenca prek çdo person në mënyra të ndryshme dhe varet nga shkaqet bazë që ndikojnë në shfaqjen e saj, problemet e tjera shëndetësore dhe funksionimi konjiktiv (njohës) i personit përpara fillimit të sëmundjes.

CILAT JANË SHENJAT TREGUESE PËR EKZISTENCËN E DEMENCËS?

Ndryshimet në humor dhe sjellje ndonjëherë ndodhin edhe para se të zhvillohen problemet e kujtesës. Me kalimin e kohës dhe me përkeqësimin e simptomave, shumica e njerëzve me demencë kanë nevojë për ndihmë nga të tjerët për të kryer aktivitetet e përditshme.

Simptomat e hershme janë:

  • Të harruarit e gjërave ose ngjarjeve të fundit,
  • Humbja ose vendosja e gabuar e gjërave,
  • Humbja gjatë ecjes në këmbë ose me automobil, konfuzion madje edhe në vende të njohura,
  • Humbja e ndjenjës së kohës,
  • Vështirësi në zgjidhjen e problemeve ose marrjen e vendimeve,
  • Probleme në të folur ose në gjetjen e fjalëve,
  • Vështirësi në kryerjen e detyrave të njohura,
  • Vlerësim i gabuar vizual ndaj distancave nga objektet.

Ndryshimet e zakonshme në humor dhe sjellje përfshijnë:

  • Ndjenjën e ankthit, trishtimin ose zemërimin për humbjen e kujtesës,
  • Ndryshimet e personalitetit, sjellje të papërshtatshme,
  • Tërheqjen/ mënjanimin nga puna ose aktivitetet shoqërore,
  • Mungesën e interesit për emocionet e personave të tjerë.
Kufijtë ndërmjet formave të ndryshme të demencës janë të paqarta dhe shpesh bashkëjetojnë format e përziera.

Demenca prek çdo person në mënyra të ndryshme dhe varet nga shkaqet bazë që ndikojnë në shfaqjen e saj, problemet e tjera shëndetësore dhe funksionimi konjiktiv (njohës) i personit përpara fillimit të sëmundjes.

Demenca ka ndikime fizike, psikologjike, sociale dhe ekonomike, jo vetëm për personat që jetojnë me demencë, por edhe për ata të cilët kujdesen për ta, familjet dhe shoqëria në përgjithësi. Për praninë dhe të kuptuarit të demencës personat e prekur nuk janë të vetëdijshëm, duke rezultuar me stigmatizim dhe pengesa për diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje.

Shumica e simptomave përkeqësohen me kalimin e kohës, ndërsa simptomat e tjera mund të zhduken ose shfaqen vetëm në fazat e mëvonshme të demencës. Me perparimin/zhvillimin e sëmundjes, nevoja për ndihmë personale rritet. Personat me demencë mund të mos jenë në gjendje të njohin anëtarët e familjes ose miqtë, mund të kenë vështirësi në lëvizje, të humbasin kontrollin e fshikëzës së urinës, të kenë probleme me ushqimin, të përjetojnë ndryshime të sjelljes dhe të shfaqin shenja agresive që janë shqetësuese si për personin me demencë, ashtu edhe për personat përreth të cilët kujdesen për të.

FORMAT E ZAKONSHME TË DEMENCËS

Demenca shkaktohet nga shumë sëmundje ose lëndime të ndryshme që dëmtojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi trurin. Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme dhe mund të përbëjë 60-70% të rasteve. Forma të tjera përfshijnë demencën vaskulare, demencën me trupa Leëy (LBD) dhe një grup sëmundjesh që kontribuojnë në demencën frontotemporale (degjenerimi i lobit frontal të trurit). Demenca mund të zhvillohet gjithashtu pas një goditjeje ose në kontekstin e disa infeksioneve si HIV, si rezultat i përdorimit të dëmshëm të alkoolit, dëmtimeve të përsëritura fizike në tru (të njohura si encefalopatia kronike traumatike) ose mangësive ushqyese. Kufijtë ndërmjet formave të ndryshme të demencës janë të paqarta dhe shpesh bashkëjetojnë format e përziera.

Me perparimin e sëmundjes, nevoja për ndihmë personale rritet.

TRAJTIMI DHE KUJDESI

Nuk ka kurë për demencën, por mund të punohet shumë për ti mbështetur si personat që jetojnë me këtë sëmundje, ashtu edhe ata që kujdesen për ta.

Personat me demencë mund të ndërmarrin hapa për të ruajtur cilësinë e jetës së tyre dhe për të promovuar mirëqenien e tyre:

  • Me ruajtjen e aktivitetit fizik
  • Pjesëmarrjen në aktivitete dhe ndërveprime sociale që stimulojnë trurin dhe ruajnë funksionin e përditshëm.
  • Aplikimin e barnave që ngadalësojnë procesin e përparimit të demencës.

Kujdesi për shëndetin tuaj mendor fillon edhe para se të shfaqen simptomat e ndonjë problemi me gjendjen tuaj mendore. Ju mund të rezervoni konsultë ose ekzaminim psikiatrik me mjeken Dr. Marija Kostadinovska, specialiste në psikiatri, nëpërmjet kontakt qendrës së spitalit klinik “Zhan Mitrev” 02 3091 484.