SHKRUAN:
Mr.Farm Sllavica Todorovska,
menaxhere e përfaqësisë së “Hemofarm” në Maqedoni
♦♦♦♦♦♦♦
Gjatë muajve të verës, kur temperaturat kalojnë 30 gradë, qëndrimi i gjatë në këmbë apo ulur shpesh çon në ënjtje të këmbëve. Nxehtësia e lartë dhe shfaqja e ënjtjeve shqetëson të sëmurët nga zemra dhe personave që kanë vena të zgjeruara, problemet e të cilëve rëndohen edhe më shumë, ndërsa personat e shëndetshëm nuk kanë arsye për shqetësim, por vetëm problem estetik.
Shprehitë e jetesës luajnë një rol të madh në zhvillimin e venave të zgjeruara. Qëndrimi në këmbë apo ulur për një kohë të gjatë mund të ndikojnë në pamjen e tyre. Obeziteti është gjithashtu një faktor rreziku. Janë më të shpeshta tek të moshuarit, por mund të shfaqen edhe në moshë më të re. Ndryshimet hormonale në pubertet, shtatzëni dhe menopauzë gjithashtu ndikojnë në formimin e venave me variçe.
Faktori trashëgues është një faktor i rëndësishëm në krijimin e venave të zgjeruara. Studimet epidemiologjike botërore tregojnë se gjysma e popullsisë e ka këtë problem dhe më shpesh shfaqet tek femrat. Nuk mund t’i shpëtojmë faktorit trashëgues, si dhe qëndrimit të gjatë në këmbë dhe ulur në vendin e punës. Trajtimi kirurgjik jep rezultate të shkëlqyera, por parandalimi është mënyra më e mirë në luftën kundër variçeve. Kur është e mundur, duhet të shmangni qëndrimin në këmbë dhe qëndrimin ulur për një kohë të gjatë. Ënjtja e këmbëve, e cila mund të shfaqet si pasojë e temperaturës së ngritur të ajrit, mund të lehtësohet duke bërë një dush herë pas here me ujë të ftohtë dhe mjekët këshillojnë gjithashtu ngritjen e këmbëve gjatë pushimit.
Shprehitë e jetesës luajnë një rol të madh në zhvillimin e venave të zgjeruara. Qëndrimi në këmbë apo ulur për një kohë të gjatë mund të ndikojnë në pamjen e tyre. Obeziteti është gjithashtu një faktor rreziku. Janë më të shpeshta tek të moshuarit, por mund të shfaqen edhe në moshë më të re. Ndryshimet hormonale në pubertet, shtatzëni dhe menopauzë gjithashtu ndikojnë në formimin e venave me variçe.
Kur të keni mundësi, shmangni qëndrimin e gjatë në këmbë apo ulur. Ënjtja e këmbëve, e cila mund të shfaqet si pasojë e rritjes së temperaturës së ajrit, mund të lehtësohet duke bërë dush herë pas here me ujë të ftohtë dhe mjekët këshillojnë gjithashtu ngritjen e këmbëve gjatë pushimit.
Ndjenja e “këmbëve të rënda” mund të shoqërohet me ngërçe natën, kruarje, djegie, ënjtje, “këmbë nervoze”. Sëmundja e venave të zgjeruara është një gjendje që përparon ngadalë dhe përkeqësohet me kalimin e viteve. “Nyjet” e dukshme të enëve të gjakut (venat me variçe) në këmbë janë rezultat i venave nënlëkurore të zgjeruara. Tek disa, mund të ndodhë edhe inflamacioni i venave sipërfaqësore me trombozë (tromboflebiti). Me kalimin e viteve lëkura e vuan këtë gjë, kështu që mund të çojë në hapjen e plagëve (ulçerave) në pjesën e poshtme të këmbëve që nuk shërohen me vite, derisa të zgjidhet problemi me venat e zgjeruara.
Këshilla
Ecja është gjithashtu një mik i mirë i venave sepse përmirëson qarkullimin. Rekomandohet të ecni me shpejtësi ose të ecni me shpejtësinë e përshtatshme, në varësi të gjendjes shëndetësore. Ecja rekreative ka një ritëm më të shpejtë se ecja normale. Stërvitja optimale përfshin një minimum prej 20 minutash ecje, me 70 deri në 120 hapa në minutë, ndërsa vlera e pulsit duhet të jetë 120/min. Për pasur efektin e plotë të ecjes, mbajeni trupin drejt me muskujt e shpinës pak të tendosur. Relaksoni shpatullat tuaja në mënyrë që krahët tuaj të mund të lëvizin lirshëm. Merrni frymë thellë në mënyrë të barabartë dhe më pas nxirni frymën përmes dhe gojës. Gjatë ecjes, muskujt e këmbëve pompojnë gjakun drejt zemrës, duke parandaluar kështu mbajtjen e lëngjeve në pjesët e poshtme.
Mjekimi
Trajtimi fillon me ekzaminimin dhe përcaktimin e shkallës së dëmtimit sipërfaqësorë të sistemit venoz. Nëse bëhet fjalë për një person me peshë të shtuar trupore, këshillohet një regjim higjienoiko-dietik dhe aktivitet fizik. Rekomandohet të vishni çorape elastike, të cilat pacientët i veshin shumë më rrallë gjatë muajve të verës, megjithëse duhet të vishen çdo ditë dhe të mos ndërpritet terapia. Përdorimi i preparateve me bazë heparine, pra “Hepathrombin”në formë kremi dhe xheli, është një zgjedhje e mirë gjatë muajve të verës, sepse ato janë efektive në parandalimin dhe trajtimin e variçeve, dhe në të njëjtën kohë ju freskon. Këshillat e mësipërme janë për parandalimin dhe trajtimin e variçeve dhe ënjtjeve, të cilat mund t’ju ndihmojnë të jeni të veshur për të gjitha kushtet atmosferike pavarësisht problemit estetik për shkak të vapës së verës.
Ndjehuni mirë me këmbët e juaja të shëndetshme.
Përktheu dhe përshtati:S.N