Celuliti është një nga sëmundjet më të zakonshme të lëkurës që shfaqet në mbi 90% të grave pas pubertetit. Edhe pse fillimisht është përmendur më shumë se njëqind vjet më parë, tendencat bashkëkohore për një pamje të shëndetshme pa defekte si të lëkurës së fytyrës ashtu edhe të trupit, gjithnjë e më shumë fokusi po vihet në zgjidhje të sigurta, efektive dhe praktike për këtë problem të kamotshëm. Si përkufizim, celuliti është një pannikulopati fibrosklerotike edematoze. Kjo do të thotë se gjatë krijimit të tij identifikohen tre faktorë të rëndësishëm. Eden, domethënë. mbajtja e ujit në inde, fibroskleroza, që do të thotë se ndarjet fibroze elastike të kolagjenit në hipodermë (shtresa më e thellë e lëkurës) përjetojnë fibrozë dhe më pas ngurtësim ose sklerozë, dhe pannikulopati, që do të thotë një rritje në madhësinë e qelizave yndyrore në hipodermë.
“Kjo është e rëndësishme të theksohet sepse ekziston një mendim dominant se qelizat yndyrore janë kryesisht përgjegjëse për shfaqjen e celulitit, gjë që në fakt është vetëm pjesërisht e vërtetë. Jo vetëm qelizat dhjamore janë të rëndësishme për procesin e formimit të celulitit, por edhe fibroza e ndarjeve të kolagjenit, e cila lejon qelizat dhjamore të kalojnë nëpër disa shtresa të shumta, por gjithashtu, vizualisht në lëkurë krijon gropëza”, shpjegon kështu Mr. farm. Sllavica Todorovska, Magjistër e Farmacisë, menaxhere e zyrës përfaqësuese të “Hemofarm” në R. e Maqedonisë.
Të gjitha këto mund t’i përshkruajmë thjesht si ndryshime estetike në pamjen e sipërfaqes së lëkurës, Mr. farm. Todorovska, kryesisht në kofshë, të pasme, gjoks dhe bark, por ndonjëherë edhe në pjesën e sipërme të krahëve, të cilat karakterizohen si gropëza në lëkurë, që ngjason në lëkurën e portokallit. Edhe pse këto ndryshime fillimisht janë të dukshme nga jashtë, ato në fakt përfaqësojnë një proces që ndodh në shtresën më të thellë të lëkurës, në hipodermë.
SI PARAQITET CELULITI
Edhe pse dikur besohej se mbipesha ishte një faktor i rëndësishëm, kjo nuk është gjithmonë ajo e duhura. Gjithnjë e më shumë ka femra të dobëta me celulit të theksuar, gjë që vë në pah edhe faktorë të tjerë. Faktori gjenetik mund të jetë i rëndësishëm, por më i rëndësishmi është në fakt mënyra e jetesës, si dhe statusi hormonal. Shkaku kryesor i celulitit është prishja e mikroqarkullimit në indin dhjamor nënlëkuror, si dhe grumbullimi i toksinave. Si pasojë e procesit inflamator për shkak të pranisë së toksinave, qarkullimit të reduktuar, mungesës së oksigjenit, por edhe ënjtjes në hipodermë, vjen deri te shkurtimi dhe trashja e fibrave të kolagjenit, gjë që më pas çon në daljen e qelizave yndyrore dhe shfaqjen e lëvozhgës së portokallit.
“Kur flasim për stilin e jetesës, një dietë e shëndetshme është një nga hapat e parë që duhet të bëjmë nëse duam ta heqim qafe atë. Marrja e shtuar e sheqernave industriale çon në një çekuilibër të insulinës, e cila nxit formimin e qelizave yndyrore, por edhe celulitin. Përveç ushqyerjes së dobët, në shfaqjen dhe ashpërsinë e kësaj sëmundjeje kontribuojnë ndjeshëm edhe hidratimi i pamjaftueshëm, alkooli, cigaret dhe mungesa e aktivitetit fizik. Si një ndër faktorët e rrezikut përmenden edhe veshjet e ngushta, të cilat ushtrojnë presion në lëkurë”, thotë Mr. farm. Todorovska.
Trajtimi i celulitit kërkon ndryshime në stilin e jetesës në formën e eliminimit të kripës, sheqerit, produkteve të përpunuara industriale, lënien e duhanit dhe konsumin e alkoolit, si dhe futjen e aktivitetit fizik të paktën dy deri në tre herë në javë. Rekomandimet janë të veshim rroba të lirshme dhe komode në zonat ku jemi të pirur për shfaqjen e celulitit
Ajo shpjegon edhe atë se, pse celulitin e shohim fillimisht tek femrat. “Estrogjeni sigurisht shpjegon prezencën e tij dominante në popullatën femërore, por mund të ndodhë edhe te një grup i caktuar meshkujsh me mungesë androgjeni. Përveç shkakut hormonal, struktura e ndryshme e lëkurës tek femrat dhe tek meshkujt ndikon në radhë të parë edhe në predispozicionin e femrave ndaj kësaj sëmundjeje. Tek gratë, fushat e yndyrës ndahen nga fibra të holla kolagjeni dhe qelizat yndyrore mund të rriten disa herë më shumë nga madhësia e saj paraprake. Tek meshkujt, fibrat e kolagjenit vendosen në një kënd të caktuar, ka parcela më të vogla të indit yndyror dhe lëkura është më e fortë dhe më elastike”.
LLOJET E CELULITIT
Celuliti mund të klasifikohet në katër grupe sipas shkallës Nurnberger-Müller. “Celuliti i shkallës zero nuk është i dukshëm as kur jeni ulur, as në këmbë. Kjo është faza fillestare kur tashmë ka ndryshime të vogla në inde, të cilat ende nuk kanë bërë ndryshime në sipërfaqen e lëkurës. Celuliti i shkallës së parë është më i butë dhe vërehet vetëm kur lëkura është e shtypur ose e rrudhur. Nuk dëmton dhe është zgjidhja më e lehtë. Në këtë fazë, rrjeti kapilar në dermë dobësohet dhe indi ngadalë fillon të vuajë për shkak të mungesës së oksigjenit dhe lëndëve ushqyese. Celuliti i shkallës së dytë tashmë vërehet në këmbë, lëkura është më pak elastike, më e hollë dhe më e relaksuar. Celuliti i shkallës 3 është një fazë e avancuar e celulitit, me gunga, ndonjëherë edhe nyje që janë të dhimbshme në prekje. Ky lloj është më i vështiri, por edhe më i gjati për t’u trajtuar”, thotë Mr. farm. Todorovska.
Xheli anticelulit Thiomucase dhe kremi anti-celulit Thiomucase Forte përmbajnë një enzimë efektive, mukopolisakaridazën, e cila aktivizon mukopolisakaridet në qelizat dhjamore dhe zbut kolagjenin e indit lidhës. Indi bëhet i depërtueshëm ndaj lëngjeve, gjë që mundëson ënjtje më të lehtë të lëngjeve të tepërta dhe djegie më të lehtë të yndyrës. Si rezultat i të gjitha këtyre reagimeve eliminohet celuliti ekzistues, por edhe ngadalëson formimin e celuliteve të reja. Produktet e familjes Thiomucase funksionojnë si trajtime terapeutike dhe parandaluese.
SI TË ÇLIROHEMI NGA CELULITI?
Çfarë mund të bëjmë për të hequr qafe celulitin? “Trajtimi i celulitit kërkon ndryshime dietike në formën e eliminimit të kripës, sheqerit, produkteve të përpunuara industriale, lënien e duhanit dhe konsumit të alkoolit, si dhe futjen e aktivitetit fizik të paktën dy deri në tre herë në javë. Rekomandimet janë të veshim rroba të lirshme dhe komode në zonat ku jemi të prirur për shfaqjen e celulitit”.
Për sa i përket opsioneve terapeutike për trajtimin e celulitit, ekzistojnë disa modalitete për trajtimin e tij, shpjegon Mr. farm. Todorovska. Përveç agjentëve aktualë, masazh, radiofrekuencë, pajisje me bazë energjie si valët akustike, terapi me dritë lazer dhe subcision kirurgjik. Shumica e këtyre opsioneve janë jashtëzakonisht të shtrenjta dhe kërkojnë tretmane të përsëritura.
THIOMUCASE REVOLUCION NË TRAJTIMIN E CELULITIT!
Produktet Thiomucase i përkasin trajtimit lokal të celulitit, janë shumë të lehta për t’u përdorur dhe çojnë në rezultate revolucionare. Ato aplikohen dy herë në ditë, mundësisht pas dushit, në lëkurë të pastër dhe nuk shkaktojnë ndjesi negative në formë nxehjeje, ndjesi shpimi gjilpërash apo djegieje të lëkurës.
“Xheli anticelulit Thiomucase dhe kremi anticelulit Thiomucase Forte përmbajnë një enzimë efektive, mukopolisakaridazën, e cila aktivizon mukopolisakaridet në qelizat dhjamore dhe zbut kolagjenin e indit lidhës. Indi bëhet më i depërtueshëm ndaj lëngjeve, gjë që mundëson ënjtje më të lehtë të lëngjeve të tepërta dhe djegie më të lehtë të yndyrës. Si rezultat i të gjitha këtyre reagimeve eliminohet celuliti ekzistues, por edhe ngadalëson formimin e celuliteve të reja. Produktet e familjes Thiomucase funksionojnë si trajtime terapeutike dhe parandaluese”, sqaron bashkëbiseduesja jonë.
Edhe pse dikur besohej se mbipesha është një faktor i rëndësishëm, kjo nuk është gjithmonë ajo e duhura. Gjithnjë e më shumë ka femra të dobëta me celulit të theksuar, gjë që vë në pah edhe faktorë të tjerë. Faktori gjenetik mund të jetë i rëndësishëm, por më i rëndësishmi është në fakt mënyra e jetesës, si dhe statusi hormonal. Si pasojë e procesit inflamator për shkak të pranisë së toksinave, qarkullimit të reduktuar, mungesës së oksigjenit, por edhe ënjtjes në hipodermë, vjen deri te shkurtimi dhe trashja e fibrave të kolagjenit, gjë që më pas çon në daljen e qelizave yndyrore dhe shfaqjen e lëvozhgës së portokallit.
Xheli Thiomukase tregon rezultate të shkëlqyera në terapinë e të gjitha formave të celulitit. Për stadet e avancuara rekomandohet fillimisht aplikimi i kremit Thiomucase forte për dy deri në tre javë dhe më pas vazhdohet me terapinë e xhelit Thiomucase. Përveç celulitit, Thiomucase hidraton dhe ushqen lëkurën, duke e bërë atë më të shtrënguar dhe më të fortë. Përdorimi i rregullt i produkteve Thiomucase zvogëlon vëllimin e zonave kritike tek gratë, përkatësisht kofshët dhe belin. Qarkullimi dhe detoksifikimi i indeve përmirësohen, duke çuar në një pamje më të bukur, të shëndetshme dhe të tonifikuar të lëkurës në këtë rajon.
SI TË PËRDORNI NË MËNYRË TË DUHUR THIOMUCASE?
“Në lëkurën e pastruar paraprakisht aplikojeni produktin dy herë në ditë, mundësisht pas dushit me ujë të ngrohtë, në mënyrë që substancat aktive të depërtojnë më mirë në lëkurë. Aplikojeni atë me një masazh të butë, i cili ndihmon në eliminimin e lëngjeve nga indet, duke stimuluar qarkullimin limfatik dhe venoz. Përveç manualit, është i mundur edhe aplikimi me ultratinguj. Duhet të jetë i rregullt, dhe për rezultate maksimale nevojitet përdorimi i saj në mënyrë të vazhdueshme”, këshillon Pharm. Todorovska.
PSE ËSHTË THIOMUCASE MË I MIRË SE PRODUKTET E TJERA?
“Mukopolisakaridaza vepron si në qelizat dhjamore ashtu edhe në septet fibroze, duke synuar kështu shkaktarët kryesorë të celulitit. Përveç kësaj, ajo promovon eliminimin e lëngjeve të tepërta. Pikërisht për këtë arsye tiomukaza, duke vepruar në të gjitha aspektet e celulitit, ndryshe nga substancat e tjera aktive që veprojnë kryesisht vetëm në njërën prej tyre, jep rezultatet më efektive. Për shkak të ndjenjës së këndshme të aplikimit, pa djegie apo ftohje, ka një përshtatje të mirë. Përvoja e praktikës sonë ka treguar se Thiomucase me përdorim të rregullt çon në një reduktim të ndjeshëm të celulitit ekzistues duke përmirësuar hidratimin dhe cilësinë e lëkurës.
Qindra pacientë të kënaqur janë arsyeja pse Thiomucase është rekomandimi im numër një për të gjithë ata që duan një produkt të mirë, cilësor dhe të këndshëm për lëkurë më të bukur pa celulit!”, thotë Mr. farm. Sllavica Todorovska, Magjistër e Farmacisë, menaxhere e zyrës përfaqësuese të “Hemofarm” në R. e Maqedonisë.
Përktheu dhe përshtati:S.N