Mr. Farm. Stevce Acevski: Farmacistët janë aleat në trajtimin e sëmundjeve

Mesatarisht, çdo farmacist është i njohur me karakteristikat e rreth 200 barnave, përfshirë përdorimin dhe efektet anësore të përdorimit të tyre. Pra, nëse keni ndonjë pyetje rreth ilaçeve, mos hezitoni t'i bëni.

Shkruan: Mr. Farm. Stevce Acevski: doktor i shkencave farmaceutike 

Menaxhimi (diagnostifikimi) dhe trajtimi i një sëmundjeje të veçantë është proces i ndërlikuar në të cilin jeni të përfshirë ju (pacienti), mjeku juaj dhe farmacisti juaj. Me funksionimin e pahijshëm të ndonjë elementi të rrethit, efektet e menaxhimit të pasuksesshëm të sëmundjes do të ndikojnë vetëm në shëndetin tuaj. Hezitimi dhe gjërat e panjohura në lidhje me sëmundjen, rrjedha e trajtimit, medikamentet që përdoren dhe mënyra se si ato përdoren mund të çojnë vetëm në dështim të trajtimit.

Prandaj, kini marrëdhënie partnere me mjekun tuaj, por edhe me farmacistin tuaj.

Farmacistët janë specialistë të barnave

Farmacistët janë profesionistë shëndetësorë që kanë më shumë njohuri mbi barnat, farmakokinetikën dhe farmakodinamikën e barnave, mënyrën e përdorimit, mekanizmin e veprimit dhe eliminimin nga organizmi. Mesatarisht, çdo farmacist është i njohur me karakteristikat e rreth 200 barnave, përfshirë përdorimin dhe efektet anësore të përdorimit të tyre. Pra, nëse keni ndonjë pyetje rreth ilaçeve, mos hezitoni t’i bëni.

Farmacistët nuk diagnostikojnë sëmundje

Farmacistët nuk janë të trajnuar dhe nuk kanë njohuri në diagnostifikimin e sëmundjeve. Farmacistët janë të trajnuar për të ju treguar se si t’i përdorin barnat në mënyrë të sigurtë dhe efektive.

Rekomandime nga farmacistët mund të merrni vetëm pasi të jeni diagnostifikuar me sëmundjen ose nëse keni informacion rreth gjendjes shëndetësore për të cilën jeni duke kërkuar terapi shtesë (OTC, produkte bimore ose shtesa dietike). Rekomandimi më i mirë për diagnostifikimin e një sëmundjeje të caktuar, që mund t’jua japë farmacisti është të konsultoheni me mjekun tuaj.

Mos hezitoni të kërkoni këshilla nga farmacisti juaj në një kënd intim në farmaci

Asnjëherë mos hezitoni të kërkoni këshilla për barnat që i përdorni, në një pjesë të izoluar të farmacisë, mënjanë nga pacientët tjerë. Farmacistët janë punëtonjësit e shëndetësisë më në dispozicion. Mos e lëshoni farmacinë asnjëherë nëse akoma keni dyshime rreth ilaçeve që keni marrë, dozës, mënyrës së përdorimit ose ruajtjen.

Shpesh shikimi i farmacistit është i drejtuar në recetën që keni marrë, pasiqë është përgjegjësi e madhe të kontrollohet çdo gjë që është shkruar, nëse është e saktë dhe në mënyrën e duhur, duke i shmangur kështu gabimet. Nëse koha për marrjen e ilaçit ju shtohet për shkak të turmës, por ju megjithatë keni akoma paqartësi dhe dyshime, më së miri është që të konsultoheni me farmacistin kur ai të jetë i lirë për t’ju dhënë vëmendje të plotë, për të sqaruar dyshimet rreth terapisë suaj.

Mos i ruani barnat në banjë 

Vendi i fundit ku mund t’i mbani ilaçet tuaja është banja, dhe nuk rekomandohet sidomos për tabletat, pilulat ose kapsulat. Pse? Për shkak se lagështia dhe ndryshimet e temperaturës mund të shkaktojnë ndryshime tek barnat përpara se të ju skadojë afati. Është mirë që të ilaçet të ruhen në ndonjë vend tjetër të shtëpisë, të mbrojtura në kuti të veçantë larg fëmijëve dhe larg nxehtësisë dhe dritës.

Për barnat që farmacisti do t’ju rekomandojë t’i ruani në frigorifer, sigurohuni që gjatë kohës që duhet të merrni dozat t’i ruani në frigorifer. Ekzistojnë medikamente (p.sh. pika sterile të caktuara të syve, mast për përdorim në sy, dhe të ngjashme), të cilat duhet të respektohen që nga fillimi i përdorimit të tyre, kështu që pas periudhës së rekomanduar të përdorimit të sigurt ata nuk duhet të përdoren më, megjithëse kanë akoma afat. 

Barnat mos i hidhni në tualet

Barnat e papërdorura dhe me afat të kaluar, si dhe mbetjet e ilaçeve nuk duhet të hidhen në tualet. Shumica e barnave nuk treten plotësisht në ujë, me analizimin e ujit nga një rrjet i ujësjellësit, janë gjetur pjesë të barnave, si pasojë direkte e hedhjes së ilaçeve të papërdorura në tualet. Më së miri është që të gjeni farmacitë ose institucionet tjera shëndetësore që kanë program për grumbullimin e ilaçeve të papërdorura apo ilaçeve me afat të skaduar, ku pastaj organizojnë shkatërrimin e tyre në një mënyrë të sigurt. Shumica e barnave mund të kthehen në farmaci, përveç substancave që kanë regjim rreptësisht të kontrolluar të lëshimit (recetë të dyfishtë).

Bëni kujdes me përdorimin e barnave OTC

Vetëm për shkak të faktit se ato lëshohen pa recetë, nuk do të thotë se barnat OTC janë plotësisht të sigurta për t’u përdorur në çfarëdo sasie. Barnat OTC, njejtë si ilaçet bimore dhe shtesat dietike, kanë informacion rreth përdorimit korrekt dhe të sigurt të paketimit të tyre. Përveç faktit nëse mjeku nuk u rekomandon ndryshe, barnat OTC duhet të përdoren në përputhje me udhëzimet.

Shumica e barnave OTC përmbajnë përbërës të ngjashëm me barnat tjera, kështu që lehtë mund të vjen deri tek mbidozimi, kur kombinohen me barna të tjera.

Nëse nuk jeni të sigurt, është mirë të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj. Sigurohuni që të këshilloheni me farmacistin tuaj, nëse barnat OTC që po përdorni, ndërveprojnë me barnat e tjera të cilat tashmë jeni duke i përdorur.

Ndonjëherë më pak është më mirë

Kjo vlen sidomos për trajtimet me kremra, xhel ose mast që aplikohen në lëkurë. Nëse aplikohet sasi më e mëdha se sa që rekomandohet, mund të vjen deri te shfaqja e kruajtjes, qërimi i lëkurës ose përkeqësimi i gjendjes së lëkurës. Nganjëherë në recetën e lëshuar nga mjeku, ndoshta nuk thuhet qartë se sa ilaç duhet të aplikohet. Asnjëherë mos hezitoni të pyesni mjekun para se të largoheni nga ordinanca ose farmacistin para se të merrni ilaçet e përshkruara, si dhe në si dhe në çfarë mënyre duhet të përdorni terapinë e rekomanduar.

Asnjëherë mos përdorni recetë nga ndonjë pacient tjetër

Çdo pacient është ndryshe, ndërsa receta e përshkruar nga mjeku është vetëm për ju dhe për askënd tjetër. Me përdorimin e ilaçeve të përshkruara për recetë tjetër ose ilaçe që janë përshkruar për simptoma “të ngjashme”, ekspozoheni ndaj rrezikut për shëndetin tuaj. Paramendoni,ndoshta mund të keni alergji ndaj ndonjë medikament ose keni ndonjë gjendje tjetër shëndetësore që mund të shkaktojë rrezik nëse merrni ilaçe që nuk janë të përshkruara për ju.

Jo të gjitha medikamentet mund të ndahen në dysh

Pacientët shpesh kanë arsye për të përgjysmuar tabletat që duhet të përdorin – mjeku ju ka zvogëluar dozën, mund të gëlltiten më lehtë, do të kursejnë para dhe të ngjashme. Në përgjithësi, tableta me lirim të vazhduar, lirim të kontrolluar dhe lirim të modifikuar nuk duhet të përgjysmohen, pasi që në atë mënyrë dëmtohen shtresat mbrojtëse, të cilat mundësojnë lirimin e modifikuar të substancave aktive. Disa barna janë të paketuara në kapsula, për shkak të shijes dhe erës së keqe, për shkak të së cilës mjeku shpesh nuk do të donte t’i përdorte. Nganjëherë pacientët i përgjysmojnë medikamente në mënyrë që të kursejnë paratë ose mendojnë se nuk do të kenë nevojë për sasinë e përshkruar nga mjeku.

Nëse i përgjysmoni medikamentet me qëllim që të kurseni, bisedoni me farmacistin tuaj, ai do t’ju ofroj një variant gjenerike më të lirë ose paketim me më pak ilaçe, ku në ndërkohë nuk do të rrezikoni shëndetin tuaj.

Mjekët e përshkruajnë sasinë që është e nevojshme për gjendjen e juaj shëndetësore, nëse mendoni se sasia e caktuar është më shumë se e mjaftueshme, konsultohuni me mjekun nëse mund të bëj korrigjimin e sasisë së përcaktuar.

Vetëm dialog i hapur dhe i sinqertë i të gjithë pjesëmarrësve, pacientit, mjekut dhe farmacistit do të ketë sukses në trajtimin e pacientit.