Mr. Farm. Stevce Acevski: Si duhet të ruhen ilaçet gjatë periudhës së verës

Rekomandimet për mënyrën e ruajtjes së ilaçeve gjatë periudhës së verës mund t'ju ndihmojnë të shmangni rrezikun dhe të mos merrni ilaçe joefektive.

Shkruan: Mr. Farm. Stevce Acevski

Doktor i Shkencave Farmaceutike


Ruajtja e ilaçeve në temperatura të larta mund të reduktojë ndjeshëm efikasitetin e tyre. Rekomandimet për mënyrën e ruajtjes së ilaçeve gjatë periudhës së verës mund t’ju ndihmojnë të shmangni rrezikun dhe të mos merrni ilaçe joefektive.

Temperaturat ekstreme, të nxehta dhe të ftohta, mund të kenë ndikim të rëndësishëm në efikasitetin e barnave.

Prodhuesit farmaceutikë, për çdo medikament, rekomandojnë temperaturën në të cilën duhet të ruhen. Kushtojini vëmendje të veçantë gjatë transportimit ose ruajtjes së ilaçeve gjatë verës, dhe gjithmonë kushtojini vëmendje udhëzimeve shtesë të cilat ju janë dhënë nga farmacisti.

E këshillueshme është që ilaçet t’i paketoni në një qese të veçantë (qese frigoriferike), e cila do të ruaj temperaturën identike gjatë gjithë udhëtimit.

Këshilla për ruajtjen e ilaçeve gjatë stinës së verës

Gjatë periudhës së verës, për shkak të temperaturave të larta, mund të shkaktohen ndryshime në ilaçe, dëmtime fizike, reduktimi i efikasitetit, madje edhe ndryshime në përbërjen kimike.

Mbani ilaçet në vende të mbrojtura nga lagështia dhe temperaturat e larta

Kutia për barna e cila ruhet në banjë është një zgjedhje e zakonshme për ruajtjen e barnave, por lagështia e tepërt në banjë mund të ndikojë ndjeshëm në efikasitetin e ilaçeve. Lagështia veçanërisht ndikon tek pluhurat dhe tabletat që treten para se të përdoren. Prandja zgjidhni një vend tjetër për të ruajtur ilaçet, ku do të mbrohen nga lagështia dhe nxehtësia.

Gjithmonë mbajini ilaçet larg fëmijëve

Paketimi për udhëtim

Temperatura në automjet mund të rritet ndjeshëm për një periudhë të shkurtër, gjatë udhëtimeve në periudhën e verës. E këshillueshme është që ilaçet t’i paketoni në një qese të veçantë (qese frigoriferike), e cila do të ruaj temperaturën identike gjatë gjithë udhëtimit. Madje dhe ndryshimet afatshkurtra të temperaturës gjatë një periudhe prej 5 deri në 10 minuta mund të ndikojnë në efikasitetin e ilaçeve, prandaj planifikoni që farmacia të jetë ndalesa juaj e fundit para se të filloni me udhëtimin. Nëse udhëtoni me aeroplan, paketoni ilaçet në bagazhin tuaj të dorës, kushtet jashtëzakonisht të ftohta në seksionin e ngarkesave, në kombinim me presionin për shkak të lartësisë, mund të ndikojnë tek ilaçet e juaja. Gjatë periudhës së verës, përderisa pritni për të marrë valixhen, ata janë të ekspozuar direkt ndaj diellit dhe arrihen temperatura të larta.

Përdoreni paketimin origjinal

Disa materiale paketimi (fletë metalike, qese mbrojtëse me flluska dhe të ngjashme) mund të përdoren për të mbrojtur ilaçet, mirëpo nuk janë kryer hulumtime për këto materiale, kështu që nuk mund të thuhet se ato garantojnë cilësinë e ilaçeve. Prandaj është e këshillueshme që të përdorni paketimin origjinal, siç që i pranoni ilaçet e paketuara nga vetë prodhuesi. Përjashtim nga ky rregull bën kutia e ruajtjes së barnave “në ditë” (kuti për tableta), të cilat janë të ekzaminuara dhe që e garantojnë sigurinë e ilaçeve.

Nëse vini re se ilaçet e kanë ndryshuar ngjyrën ose dendësinë, mos i përdorni. Këto janë shenjat fillestare të dëmtimit të cilat vihen re për shkak të temperaturës së lartë. Nëse vini re ndryshime në ngjyrë ose ndryshime në dendësinë e barnave, pasi t’i keni përdorur ato, menjëherë konsultohuni me farmacistin apo mjekun tuaj me qëllim që t’ju informojë për efektet negative të mundshme. Në rast të marramendjes, kruarjes, ngulfatjes, nauzesë ose të vjellave pasi të keni përdorur ilaçet për të cilat dyshoni se janë të dëmtuara, menjëherë kontaktoni mjekun për shkak të rrezikut të ndonjë reaksion alergjik ose helmimi.

Ilaçet që kërkojnë vëmendje shtesë

Xhelet, lëngjet dhe tabletat kanë përbërës kimikë të veçantë që mund të reagojnë ndaj ndryshimeve të temperaturës. Disa barna janë dukshëm më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të temperaturës dhe ndryshimeve në lagështi.

  • Krem hidrokortizon – nuk është i qëndrueshëm gjatë ndryshimit të temperaturës, komponenti aktiv ndahet shpejtë nga substrati dhe e bën atë joefikas. Rekomandohet që të ruhet në vend të thatë dhe të ftohtë, i mbrojtur nga ndikimet e jashtme.
  • Insulina dhe nitroglicerina mund të jenë kërcënuese për jetën, nëse ndryshojnë. Paketimet e pa-hapura të insulinës duhet të ruhen në frigorifer, por ato të hapurat duhet të mbahen në temperaturë dhome larg dritës së diellit dhe lagështisë, gjë që mund të dëmtojë produktin. Nitroglicerina duhet të mbahet e mbyllur deri në momentin që do të përdoret, në atë moment kur paketimi hapet, produkti fillon të humbasë efikasitetin.
  • Shiritat testues (për shtatzëninë, për shputat diabetike etj.) duhet të ruhen në vende pa lagështi, pasi që mund të tregojë rezultate të gabuara.
  • Pilulat kontraceptive dhe preparatet tjera hormonale e humbin efikasitetin gjatë ekspozimit ndaj nxehtësisë, pasiqë proteinat nga të cilat prodhohen hormonet sintetike nuk janë të qëndrueshme në temperatura të larta.

Rekomandimet për ruajtjen e ilaçeve janë të ndryshme, prandaj gjithmonë këshillohuni me farmacistin tuaj rreth mënyrës së ruajtjes dhe mënyrë së paketimit të ilaçeve, sidomos kur udhëtoni, në mënyrë që të jeni të sigurt për korrektësinë e barnave.