Mr. Marija Stojkoska Vasilevska: ANKTHI – Shkaku kryesor i sëmundjes duhet të kërkohet në aftësinë e individit, jo në përmbajtjen që fshihet pas tij

Meqenëse ankthi diktohet kryesisht nga dinamika e jetës, pritet që ashtu si jeta fillon të vijoj në rrjedha më të qeta, simptomat e ankthit do të zvogëlohen. Por kjo nuk vlen në situatat kur ankthi ka qenë i pranishëm prej vitesh. Meqenëse ankthi nuk është sëmundje në vetvete, qëllimi i tejkalimit të tij nuk është kurimi por përmirësimi i cilësisë së funksionimit të individit që ka ankth. 

Shkruan: Mr. Marija Stojkoska-Vasilevska

Psikologe


Kalimi nga aktiviteti i përditshëm dhe i zakonshëm në një aktivitet tjetër që është jashtëzakonisht specifik, që pasohet nga një shkallë e caktuar e eksitimit. Ky eksitim mobilizon trupin dhe mendjen tonë për të hyrë në ndonjë aktivitet të caktuar. Në këtë kuptim, eksitimi ynë është nxitës pozitiv. Por jo rallë herë shkalla e eksitimit bëhet më e madhe, edhe atëherë kur aktiviteti që duhet të hyjmë është i zakonshëm. Eksitimi i rritur krijon frikë nga dështimi ose nga turpi, madje edhe frika nga diçka potencialisht kërcënuese për jetën. Ky është ankthi, diagnoza për të cilën dëgjojmë gjithnjë e më shumë, si tek të rinjtë ashtu edhe tek të rriturit.

Bëhet fjalë për gjendje shumë specifike që kryesisht lidhet me dinamikën e jetës dhe stresin. Ankthi quhet edhe eksitim luhatës. Kjo është simptomë psikologjike që lind përmes eksitimit intensiv që mund të shkaktojë aritmi, dridhje duarsh ose ndonjë siklet tjetër fizik, që përveç kësaj shkakton emocione të frikës dhe mendime negative për shëndetin ose funksionimin e tij në moment. Individ me ankth nuk ndihet i mbështetur për të ndërmarrë ndonjë veprimtari që kërkohet prej tij. Në varësi të shkallës së ankthit që e ndjen, individi mund të tërhiqet nga aktivitetet ose t’i kryejë ato me siklet dhe të përpiqet t’i përfundojë ato më shpejt.

ANKTHI NUK ËSHTË FOBI 

Ankthi, ndryshe nga fobitë, nuk është i lidhur me ndonjë frikë specifike ndaj diçkaje, por është ngacmim i përgjithshëm që nuk lejon që personi të përqëndrohet ndaj aktiviteti, por përkundrazi pengon veprimtarinë e dëshiruar. Kjo zakonisht shoqërohet me dinamikën e të jetuarit dhe sasinë e stresit që janë të pranishme pothuajse çdo ditë në mjedisin tonë.

Ankthi ka predispozita personale, individuale, por shpesh shkaktohet, ngrihet, nga presioni i shtuar që vjen nga mjedisi rrethues, puna, personale dhe të ngjashme.

Frikat që shfaqen nga ankthi, kur psikoterapeutët përpunojnë, tregojnë se individi ka frikë për ekzistencën e tij. Në mjedisin tonë shpesh përmendet ekzistenca materiale dhe sa e pasigurt është ajo. Kur frika për ekzistencë është shpesh e pranishme në mjedis, në nivel individual dhe psikologjik kjo frikë nënkupton rrezik të lartë të ankthit. Kështu, shoqëria kontribuon në cilësinë e shëndetit mendor të qytetarëve. Sa më shumë biseda dhe përvoja për ekzistencën e rrezikuar, qoftë materiale apo fizike, apo përmes aksidenteve dhe sulmeve që janë të pranishme dhe të përhapura, sidomos në media, aq më shumë frika ekzistenciale e individit çon në ankth dhe çrregullime të tjera të shëndetit mendor.

SULMET E PANIKUT DHE TRAUMAT

Si simptomë, ankthi është shpesh pjesë e një spektri më të gjerë të ndonjë çrregullimi mendor ose episodi neurotik. Zakonisht është pjesë e çrregullimit të ankthit ose sulmeve të paniku që janë shumë të zakonshme tek njerëzit.

Nëse ankthi manifestohet si simptomë e vetme, atëherë më së shpeshti rezulton nga një ngjarje traumatike ose nga një periudhë e gjatë kohore e kaluar nën presion ose pritje.

Në këtë mënyrë, jo domosdosshmërisht duhet të shfaqet menjëherë pas përvojës traumatike, pasiqë tek disa njerëz shfaqet edhe pas një periudhe prej një ose më shumë vitesh, pothuajse pasi kanë harruar ngjarjen. Mirëpo nëse nuk është përjetuar për aftësinë psikike të individit, atëherë individi mund ta përjetojë këtë simptomë për ca kohë. Çdo person ka predispozita, domethënë është i prirur ndaj ndonjë lloj tjetër përvoje dhe mbijetese të përvojave. Për shkak se ankthi paraqitet në raport me individin dhe mjedisin, ai manifestohet në përvoja të caktuara, shpesh të pakëndshme, që individi i ka pasur në këmbim me mjedisin, duke filluar nga kontakti i parë me prindërit, bashkëmoshatarët e kopshtit, etj.

E rëndësishme është që rrënja të kërkohet më shumë në aftësinë e individit sesa në përmbajtjen që qëndron pas ankthit. Mënyra se si ata e përjetojnë dhe si mund ta kapërcejnë sikletin është më e rëndësishme sesa arsyet që e shkaktojnë atë reagim në organizëm në atë moment. Në psikoterapi themi se secila simptomë vjen me ndonjë mesazh, kështu që duhet të punojmë për atë që do të thotë për secilin individ.

GJENDJA NUK KALON ME VITE 

Meqenëse ankthi diktohet kryesisht nga dinamika e jetës, pritet që ashtu si jeta fillon të vijoj në rrjedha më të qeta, simptomat e ankthit do të zvogëlohen. Por kjo nuk vlen në situatat kur ankthi ka qenë i pranishëm prej vitesh. Meqenëse ankthi nuk është sëmundje në vetvete, qëllimi i tejkalimit të tij nuk është kurimi por përmirësimi i cilësisë së funksionimit të individit që ka ankth.

Kjo nënkupton jo vetëm kapërcimin e ankthit, por edhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm mendor. Në varësi të shkallës së shprehjes, ankthi mund të trajtohet me ilaçe, vetëm me psikoterapi ose të kombinuar. Për të përcaktuar nivelin e shprehjes ju duhet të shkoni për vizitë te psikologu, psikiatri ose psikoterapisti i cili do të përcaktojë rrugën për të kapërcyer problemin.