Shkruan: Mr. Marija Stojkoska-Vasilevska
Psikologe – psikoterapiste
Obeziteti ose mbipesha janë simptoma që shpesh mund të fshehin një prapavijë psikik. Dëshira e shtuar për ushqim, nëse nuk është e shkaktuar organikisht, mund të fshehë ndonjë problem psikologjik të pazgjidhur. Kur njerëzit bëhen të vetëdijshëm për të, qoftë vetëm ose me ndihmën e ikujt, ata e gjejnë shkaktarin, atëherë energjinë e tyre e drejtojnë në vendin e duhur.
KOMPENSIM PËR PROBLEM
Kur kemi ndonjë çekuilibër, siç është frustrimi që na shfaqet madje edhe atëherë kur nuk ndeshemi me shkaktarët e vërtet për të, ne zgjedhim mënyra për ta kompensuar atë.
Pastaj fillojmë me rritjen e konsumit të ushqimit ose me ngrënien e tepërt. Kjo në një moment mund të nënkuptojë një lloj kompensimi që na jep bilanc të dukshëm. Ne e mbështesim pavetëdijen për ta mbajtur problemin sa më gjatë që të jetë e mundur të fshehur. Dhe kështu shtojmë në peshë, mirëpo nuk duam të pranojmë se jemi duke shtuar peshë, domethënë, gjejmë arsye të tjera për të dhe e mohojmë problemin e vërtetë.
Kur të përballemi me kilogramët, në vend që të shohim se nga vijnë dhe pse, ne të gjithën ja projektojmë mbipeshës. Përsëri kjo nuk është përballje me arsyet e vërteta, por mund të nënkuptojë ngacmim, i cili përsëri jep bilanc të dukshëm. Ne do të humbim peshë duke qëndruar të uritur dhe kështu do të kthehemi në rreth. Por kur të jemi të vetëdijshëm për atë që po bëjmë, atëherë energjinë dhe agresionin tonë e drejtojmë atje ku duhet. Të kujdesesh për veten do të thotë të kujdesesh për trupin tënd, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.
MBULIMI I NJË PROBLEMI MENDOR
Sa më shumë probleme të kemi, aq më shumë arsye të pavetëdijshme ka.
Ka njerëz që kanë përjetuar trauma dhe tregojnë për të. Ka disa që nuk janë as në dijeni të arsyes së vërtetë për kilogramët e tepërt. Kështu që, do të bëjnë një seri analizash shëndetësore, dhe në fund ndoshta mund të kujtojnë se dëshira e tyre për ushqim ka mbuluar një problem psiqik.
Njerëzit obezë jo gjithmonë shihen si obezë, kështu që përballja me mbipeshën mund të jetë shok për ta. Kur bëhet fjalë për mbipeshën e kushtëzuar psikologjikisht, personi fillimisht duhet të kuptojë pse ka shtuar peshë, të gjejë shkaktarët e vërtetë dhe të vendos të ndjek një dietë të përshtatshme dhe masa për tu rikthyer në normalitet.