Mr. Marija Stojkoska-Vasilevska: Përballja me diagnozë të rëndë – si të tejkalohet shoku dhe trauma te pacientët dhe prindërit

Ekzistojnë disa faza në procesin e traumës që duhet të tejkalohen dhe respektohen siç duhet, që janë në interes të pacientit dhe të afërmve të tij.

Shkruan: Mr. Marija Stojkoska-Vasilevska

psikologe


Në jetën e çdo personi ekzistojnë cikle të mirëqenies mendore dhe fizike, por edhe cikle kur kjo mirëqenie është e dëmtuar për shkak të ndikimeve të ndryshme, sëmundjeve, humbjes së njerëzve të dashur…

Një nga faktorët më të fuqishëm që e zvogëlon me shpejtësi dhe ndjeshëm mirëqenien e jetës është diagnostikimi i ndonjë sëmundje serioze që paraqet rrezik për jetën. Puna në spital shpesh nënkupton dëshmitë e fateve të tilla, kur njerëzve u jepen informata për shëndetin e tyre që duhet të operohen urgjent, trajtim afatgjatë i mëtejshëm dhe rezultatet e pasigurta të sëmundjes.

TRAUMATIZËM MENDOR

Informacionet e tilla “shokuese” shkaktojnë traumë të menjëhershme te pacienti. Shumë e rëndësishme dhe domethënëse për të afërmit e pacientit është të dinë se çfarë po ndodh me pacientin psikologjikisht në ato momente kur i njoftohet diagnoza. Përveç faktit që edhe familjarët janë në shok, do të ishte mirë të kishin informata nga ana psikike, që nënkupton se çfarë (nuk) dëgjon në atë moment dhe se çfarë bëjnë ato emocione në procesin e tij të mendimit. Kapërcimi i traumës është proces që ka faza nëpër të cilat kalohet. Fazat janë me rradhë, por kohëzgjatja e secilës prej fazave mund të jetë e ndryshme për të gjithë. Mund të ndodhë që ketë ngadalësim në ndonjë nga fazat, që mund të zgjasin me vite. Ndonjëherë mund të ndodhë që të kalojmë në procesin e shërimit, por të ketë ngadalësim në disa nga fazat e traumës dhe për shkak të kësaj të mos mund të vazhdojë jeta funksionale. Për shembull, të mbesin frika të fuqishme, të mos jetë në gjendje të funksionon në mënyrë të pavarur ose të shtypet për një periudhë të tërë kohore dhe të mos i kushtohet kujdes për shëndetin, të paraqitet sindroma post-traumatike, etj.

FAZAT QË DUHET TË TEJKALOHEN

Ekzistojnë disa faza që kalojnë nëpër procesin e traumës:

SHKOKU DHE FRIKA – Shoku është gjendje që frenon, ose thënë ndryshe e ngrin arsyetimin racional, bëhemi irracional, mbizotëron emocioni i frikës deri në pikën e paralizës dhe funksioneve motorike, si të “priten” këmbët. Frika është emocion që mbart nëntekstin se “nuk do të jemi më”, se jeta po humbet. Kur bëhet fjalë për këtë intensitet, e rëndësishme është të dini se mesazhet që i dërgohen personit që përjeton frikën nuk duhen jenë me urdhër, në kuptimin e “hajde, nuk duhet të mendosh në këtë mënyrë, duhet të bëhesh i fortë”. Këto mesazhe kërkojnë racionalitet që nuk është i pranishëm tek pacienti për momentin, gjë që mund të jetë frustruesesi për të ashtu edhe për ata që i ofrojnë “ndihmë”. Mbështetja e vërtetë në këtë fazë do të ishte njohja e fuqisë së stresit “e di, e shoh që kjo është shumë shqetësuese, porje këtu, je gjallë, unë jam këtu, jemi bashkë, nuk je vetëm, do të kalojmë së bashku këtë… “.

MOHIMI – Në këtë fazë mendja racionale nuk e pranon informacionin, sepse akoma zgjon frikën e fuqishme dhe në mënyrë të pandërgjegjshme ndërtohen mekanizma që e hedhin poshtë peshën që vjen me përballjen e realitetit. Në këtë fazë, pacienti mund të tërhiqet, të ketë sjellje regresive ose të refuzojë të pranojë trajtimin. Prandaj, në këtë fazë është e rëndësishme që pacienti të thirret në realitet me mesazhet “ju shumë i rëndësishëm për mua”, “e rëndësishme është që të jesh jetosh”, “meriton jetë”, “kemi një problem dhe është e rëndësishme që ta zgjidhim atë”.

ZËMËRIMI – Kjo është faza kur informacioni akoma nuk mund të pranohet plotësisht dhe kjo bëhet përmes projeksionit – kërkohen fajtorë, humbet besimi dhe keni ndjenjën se jeni duke u ndëshkuar dhe privuar. Mbështetja në këtë rast është për të justifikuar emocionet, kështu që pacientit i thuhet: Keni të drejtë që zemërohesh, e vërteta nuk është e drejtë, për askënd nuk është i drejtë, ndonjëherë edhe jeta nuk është e drejtë.

DËSHPËRIMI – Kjo fazë ndodh kur informacioni arrin në pjesën e vetëdijshme dhe racionale, por nuk shihet në aftësinë dhe kapacitetin personal. Mbështetja në këtë fazë është të kërkosh motivin për jetën, nxitjen për të menduar veten, për fëmijët, për gjithçka që ka krijuar, sepse aspironte të kishte role të tjera të rëndësishme përveç që të ishte i sëmurë.

PIKËLLIM – Kjo vjen ngadalë pasi fillon të përballet me të vërtetën, duke parë të gjitha opsionet e mundshme, mundësinë e humbjes, peshën e periudhës që pason dhe tërheqjen e mirëqenies së mëparshme. E rëndësishme është që të respektohet kjo fazë, madje edhe duke qarë së bashku, por të jenë të kujdesshëm të mos ngecni në këtë fazë, pasi që mund të hyni në keqardhje dhe të humbisni kontaktin me potencialin që pacienti duhet të luftojë.

PRANIMI – Kjo është faza e fundit e procesit të kapërcimit të traumës. Jo të gjithë dhe gjithmonë arrijmë atje në kohë, por është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për atë si qëllim për të vazhduar kur përjetoni kohë të vështira në jetë. Kjo fazë karakterizohet nga vetëdija për mundësitë, kapacitetin dhe gatishmërinë për të hyrë në procesin e përpjekjes për të përmirësuar shëndetin dhe për të rivendosur një cikël të mirëqenies. E rëndësishme është që të nxitoni në fazën e fundit, por edhe t’i jepni kohë të gjitha fazave të mëparshme, megjithëse është e vështirë të jesh në to dhe janë iracionale në një pjesë të madhe. Gjithashtu është e rëndësishme të respektohen fazat, pasi kjo na jep besim më të madh se pacienti është i përfshirë në të gjithë procesin e shërimit, me forcën dhe gatishmërinë e tij mendore, si një pjesë e pashmangshme e shërimit të plotë.