Shkruan: Maria Stojkoska-Vasilevska
psikologe
Proçeset psikike siç janë të menduarit, të kujtuarit, vëmendja, orientimi, të folurit, aftësitë visio-hapësinore bëjnë pjesë në sferën kognitive, domethënë sferën e funksionimit psikik të njeriut.
Ata kanë proçes të zhvillimit nga fëmijëria në adoleshencë, kështu që ata zhvillohen mjaft mirë deri në moshën madhore, varësisht nga natyra e punës të cilën e kryen individi.
Pastaj zhvillimi i tyre stagnon, ruhet cilësia e funksionimit dhe pastaj gradualisht humbasin nga cilësia, ashtu siç hyn njeriu hyn në moshën madhore. Por proceset kognitive mund të bien ose të bëhen jofunksionale dhe si pasojë e disa çrregullimeve ose sëmundjeve neurologjike, pavarësisht moshës, mund të fillojnë me shpejtësi të bien në moshën madhore.
PYETJE DHE FOTOGRAFI TË ZGJEDHURA ME KUJDES
Kompleksiteti i punës së trurit është ende një enigmë e shkencës bashkëkohore. Shkaqet, zhvillimi ose ndalimi i disa simptomave që tregojnë për çrregullim të proçeseve kognitive (njohëse), mjekësia bashkëkohore çdo ditë i tejkalon ato si sfida.
Një lidhje në procesin e diagnostikimit ose monitorimit të zhvillimit të simptomave të çrregullimeve neurologjike është edhe hulumtimi psikologjik, testimi.
Ekzistojnë teste të shumta që e vlerësojnë nivelin kritik të dëmtimit ose funksionimit të proçeseve njohëse. Testet janë pyetje ose fotografi të përzgjedhura me kujdes të cilat janë të përqendruara kah proceset specifike, ndërsa nga i intervistuari kërkojnë të përgjigjet, të riprodhojë ose të vizatojë ndonjë gjë. Duke pasur parasysh përqendrimin dhe vëmendjen e pacientit, testet “dozohen”, domethënë, i kushtohet vëmendje kohëzgjatjes së testit në mënyrë që fitohet një fotografi sa më realiste sa u përket proceseve njohëse, duke mos e frustruar pacientin.
TESTI ZBULON SHUMË
Përmes vlerësimit psikologjik fitohet njohuri mbi funksionimin kognitiv aktual të pacientit, që do të thotë, se si e ka kujtesën (logjike, asociative), vëmendjen, orientimin në hapësirë dhe kohë, përdorimin e të folurit, mënyrën se si gjykon, kontrollin mendor. Nëpërmjet parametrave të përcaktuar, mund të plotësohet më tej diagnoza dhe të përcaktohet trajtimi për pacientin.
Të njëjtat testime mund të kryhen përsëri pas një periudhe të caktuar, për të rregulluar efikasitetin e trajtimit. Testimi psikologjik është pjesë që përdoret në diagnostifikimin, por edhe në parandalimin e disa çrregullimeve. Testimet kryhen me rekomandimin e neurologut dhe në varësi të moshës, si dhe simptomave të testit, përzgjidhet një grup testesh të cilat do të jepnin më shumë informacione rreth funksionit kognitiv aktual të pacientit.