MUAJI I SHËNDETIT TË MESHKUJVE: Pesë këshilla kyçe për ruajtjen e shëndetit të mirë tek meshkujt

Meshkujt shpesh nuk duan të shkojnë te mjeku, por një kontroll vjetor është mënyra më e lehtë për të parandaluar ose trajtuar probleme të mëdha shëndetësore. Duke kryer disa teste të thjeshta, mjeku juaj mund të bëjë gjithçka, nga vlerësimi i rrezikut të sulmit në zemër deri te zbulimi i kancerit të prostatës dhe krijimi i një plani trajtimi për çfarëdo problemi të diagnostikuar.

Nëntori është muaji në të cilin i kushtojmë vëmendjen e veqantë shëndetit të meshkujve dhe njëkohësisht kujtojmë faktin se ekzaminimet parandaluese shpëtojnë jetë

Oraret e ngarkuara shpesh i pengojnë meshkujt të bëjnë një jetë më të shëndetshme, konkretisht t’i kushtojnë vëmendje shëndetit të tyre. Por nuk duhet të jetë kështu. Kjo është arsyeja pse ne kemi përgatitur disa këshilla bazë. Ndjekja e këtyre këshillave të thjeshta do t’ju ndihmojë të ndiheni më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më të përgatitur për të shijuar jetën tuaj në maksimum.

Konsumoni ushqim të shëndetshëm

Sigurohuni që dieta juaj të përbëhet kryesisht nga perime, proteina, fruta, arra dhe drithëra. Edhe pse nuk keni nevojë të privoni plotësisht veten nga ushqimet që janë jashtë këtyre grupeve, kufizoni marrjen e ëmbëlsirave, bukës së bardhë, brumërave dhe alkoolit. Mbani të thjeshtë planin tuaj të ushqimit të shëndetshëm duke planifikuar menynë, drekat dhe ushqimet tuaja në fillim të javës. Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni marrjen e ushqimit të shpejtë dhe të pashëndetshëm gjatë ditës.

Mos harroni të gjeni kohë për aktivitetet që ju pëlqejnë dhe të mbani miqësi të ngushta dhe të shëndetshme për të rritur shëndetin tuaj mendor dhe emocional. Planifikojini këto aktivitete paraprakisht dhe trajtojini ato sikur të ishin një takim biznesi me një klient të rëndësishëm; anuloni atë vetëm nëse është absolutisht e nevojshme.

Ushtroni

Aktiviteti i rregullt fizik është thelbësor për t’u dukur dhe për t’u ndjerë më mirë. Zgjidhni një aktivitet sportiv që ju pëlqen. Mund të jetë stërvitje me pesha, vrap ose çiklizëm dhe gjeni kohë për të disa herë në javë. Rekomandimi i OBSH-së është 45 minuta aktivitet fizik intensiv 5 herë në javë ose 60 minuta aktivitet i moderuar çdo ditë.

Bëni një ekzaminim mjekësor vjetor

Meshkujt shpesh nuk duan të shkojnë te mjeku, por një kontroll vjetor është mënyra më e lehtë për të parandaluar ose trajtuar probleme të mëdha shëndetësore. Duke kryer disa teste të thjeshta, mjeku juaj mund të bëjë gjithçka, nga vlerësimi i rrezikut të sulmit në zemër deri te zbulimi i kancerit të prostatës dhe krijimi i një plani trajtimi për çfarëdo problemi të diagnostikuar.

Mos harroni të pini vitamina

Ju ndoshta keni disa mangësi ushqyese edhe nëse ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm. Një multivitaminë e përditshme ju siguron të merrni lëndët ushqyese që ju nevojiten për të qëndruar të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht. Ne do t’ju rekomandonim të zgjidhnit nga gama e vitaminave “Ortomol”, të cilat gjenden lehtësisht në farmacitë tona (Ortomol cardio, Orthomol immun, Orthomol Vital M, Orthomol mental, Orthomol sport, Orthomol tendo, Orthomol arthroplus).

Investoni në shëndetin tuaj mendor dhe emocional

Mos harroni të gjeni kohë për aktivitetet që ju pëlqejnë dhe të mbani miqësi të ngushta dhe të shëndetshme për të rritur shëndetin tuaj mendor dhe emocional. Planifikojini këto aktivitete paraprakisht dhe trajtojini ato sikur të ishin një takim biznesi me një klient të rëndësishëm; anuloni atë vetëm nëse është absolutisht e nevojshme.

Mjekët e Spitalit klinik “Zhan Mitrev” janë në dispozicionin tuaj për të gjitha ekzaminimet, konsultat dhe këshillat e nevojshme që mund t’ju mundësojnë një jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur. Lini një takim në 02 3091 484