Mund të jetë kërcënuese për jetën: Simptomat e shtatzënisë ektopike shpesh kalojnë pa u vënë re

Siç paralajmërojnë gjinekologët, simptomat e shtatzënisë ektopike shpesh kalojnë pa u vënë re, sepse nuk janë gjithmonë të lehta për t'u njohur.

Shtatzënia intrauterine njihet edhe si ektopike dhe nëse nuk njihet në kohë mund të jetë e rrezikshme për jetën e gruas. Shtatzënia ektopike nuk është shumë e zakonshme, por konsiderohet një gjendje e rëndë. Sipas statistikave, afërsisht 1-2% e të gjitha shtatzënive janë ektopike. Siç paralajmërojnë gjinekologët, simptomat e shtatzënisë ektopike shpesh kalojnë pa u vënë re, sepse nuk janë gjithmonë të lehta për t’u njohur.

Megjithatë, ekzistojnë disa shenja paralajmëruese që asnjë grua shtatzënë nuk duhet t’i injorojë, sipas klinikës Majo. Disa nga simptomat më të hershme që mund të tregojnë një shtatzëni ektopike dhe kërkojnë një vizitë te mjeku përfshijnë: mungesën e menstruacioneve, dhimbje të forta në bark, e cila zakonisht është në njërën anë, gjakderdhje vaginale që nuk është menstruacion, dhimbje në shpatulla dhe në qafë, disa simptoma të shtatzënisë si nauze apo lodhje.

Është e rëndësishme që çdo grua e cila dyshon për një shtatzëni ektopike të kërkojë kujdes të menjëhershëm mjekësor, pasi diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm janë çelësi për parandalimin e komplikimeve serioze.