MUND TË KENI KANCERIN E ZORRËS SË TRASHË, DHE TË MOS E DINI: Është e rëndësishme të njihni simptomat në kohë

Është e nevojshme të shkoni në ekzaminim që në shfaqjen e parë të simptomave, pasi që është masë e rëndësishme parandaluese.

Kanceri i zorrës së trashë, për fat të keq, diagnostikohet shpesh, kështu që një në çdo 25 individ do të diagnostikohet gjatë jetës së tyre.

Kanceri i zorrës së trashë është shkaku i dytë i vdekjeve për shkak të sëmundjeve malinje në vendet e zhvilluara dhe i katërti në botë, thonë ekspertët, pavarësisht se kjo sëmundje mund të kurohet me operacion nëse diagnostikohet në një fazë të hershme. Terapitë aktuale për këtë sëmundje malinje përfshijnë kirurgjinë, kimioterapinë, terapinë biologjike dhe rrezatimin. Kanceri i zorrës së trashë nuk është më sëmundje e njerëzve më të vjetër se 60 vjeç, kështu që 10 deri në 20% e pacientëve janë nën moshën 50 vjeç. Kështu, udhëzimet kanë ndryshuar, kështu që këshilla është që të regjistrohen personat që janë 45 vjeç për ekzaminim parandalues.

A MUND TË KENI KANCER TË ZORRËS SË TRASHË, E TË MOS E DINI?

Nuk është e pazakontë që kjo të ndodhë pasi mund të mos ketë simptoma në fazat e hershme. Arsyeja është se kanceri nuk është i madh në atë fazë, kështu që nuk shkakton probleme të dukshme si dhimbje, gjakderdhje apo probleme me tretjen. Në mënyrë të ngjashme, pacientët e rinj shpesh nuk kontrollohen për kancerin si shkaktar i simptomave të caktuara.

SI MUND TA PARANDALONI ZHVILLIMIN E KANCERIT?

Ne e dimë se ushqimet si frutat dhe perimet mund të ndikojnë shumë në mbrojtjen e shëndetit. Është gjithashtu e njohur se ushqimi i pasur me mish të kuq (qengji, viçi) dhe ushqime të përpunuara është zakon që rrit shanset për t’u prekur nga kanceri. Cigaret janë po aq të rrezikshme dhe janë të lidhura me një sërë sëmundjesh të rrezikshme.

CILAT JANË SIMPTOMAT E PARA TË KANCERIT TË ZORRËS SË TRASHË?

Pjesa më e keqe është se shpesh nuk ka simptoma derisa të zhvillohet. Për pacientët që kanë kancer në anën e majtë të zorrëve, gjakderdhja mund të ngatërrohet me hemorroidet. Shumë do të lëvizin dorën nëse kanë probleme me jashtëqitjen, kapsllëkun ose fryrjen, por kjo mund të jetë simptomë e kancerit të zorrës së trashë. Humbja e papritur dhe e pashpjegueshme e peshës mund të jetë gjithashtu shenjë paralajmëruese jo vetëm për këtë kancer, por edhe për shumë të tjerë.

ÇFARË DUHET TË DINI NËSE JENI DIAGNOSTIKUAR ME KANCER TË ZORRËS SË TRASHË?

Pyetja e parë që duhet t’i bëni mjekut është se në cilën fazë të zhvillimit është sëmundja. Mund të jetë kancer i zorrës, por është përhapur në nyjet limfatike ose në ndonjë organ tjetër në gjoks dhe bark. Në varësi të asaj që thonë gjetjet, mjeku do të sugjerojë trajtim të mëtejshëm dhe ndoshta kirurgji.

Nëse pacienti tashmë ka njerëz në familje që kanë pasur kancer të zorrës së trashë, është mirë të bëhet testimi gjenetik. Gjithashtu mjeku duhet pyetur nëse është kryer biopsi e tumorit. Meqenëse vetë diagnoza mund të nënkuptojë shumë stres, është e nevojshme të pyesni mjekun se kujt t’i drejtoheni për ndihmë psikologjike.

A ËSHTË E RËNDËSISHME KOLONOSKOPIA?

Ekzaminimet parandaluese janë jashtëzakonisht të rëndësishme sepse kanceri i zorrës së trashë mund të parandalohet duke hequr polipet që mund të zbulohen gjatë kolonoskopisë. Kanceri në fazë të hershme, nëse zbulohet në kohë mund të hiqet.

Nëse dikush nga familja e ngushtë ka pasur kancer të zorrës së trashë, domethënë nëse historia familjare është pozitive, duhet bërë për herë të parë ekzaminimi dhjetë vjet më herë se sa që parashihet.

Duke qenë se nevojiten disa vite që polipet malinje të kthehen në kancer, heqja e polipeve beninje mund të parandalojë (ngadalësojë) relativisht lehtë zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë. Prandaj, kolonoskopia nuk duhet të përsëritet shpesh.