A mund të shkaktojnë ankth dhe depresion bakteret e zorrëve?

Hulumtimi i ri zbuloi një lidhje interesante midis baktereve të zorrëve tek njerëzit me mbipeshë dhe depresionit dhe ankthit.

Bakteret në zorrë luajnë rol kyç në “vendosjen” e ndjenjave negative në trurin e personave me obezitet, duke shkaktuar depresion dhe ankth, thonë studiuesit. Rezultatet treguan se minjtë që ushqeheshim ne yndyrna të larta treguan dukshëm më shumë simptoma të ankthit, depresionit dhe sjelljes obsesive, sesa kafshët që ushqeheshin në mënyrë normale.

Tek minjtë me nivele të larta yndyrore, dy zonat e trurit, hipotalamusi, i cili ndihmon në rregullimin e metabolizmit të të gjithë trupit dhe nucleus accumbens, i rëndësishëm për gjendje shpirtërore dhe sjelljen, janë bërë rezistente ndaj insulinës.

 

“Të ushqyerit nuk është i rëndësishëm vetëm për rritjen ose zvogëlimin e nivelt të sheqerit në gjak, por të ushqyerit gjithashtu i ndryshon shumë sinjale të cilat vijnë nga mikrobet e zorrëve”, deklaroi Ronald Kahn i Qendrës për Diabetin “Joslin”, në Shtetet e Bashkuara.

Ankthi lidhet me të ushqyerit

Por të gjitha këto sjellje u përmirësuan kur antibiotikët u futën në lojë, të cilat e ndryshuan mikrobiomën e zorrëve, në kombini me të ushqyerit e yndyrshëm. Në studimin e publikuar në revistën “Molecular Psychiatry”, ekipi identifikoi ndikimin e mikrobiomës me bartjen e baktereve, nga zorrët e minjve eksperimental tek minjtë pa mikrobe.

Kafshët që “pranuan” bakteret e minjve të cilët ushqeheshin me përmbajtje të lartë yndyrore, filluan të tregojnë nivele të lartë të aktivitetit, që kanë të bëjnë me ankthin dhe sjelljet obsesive. Megjithatë, ata që pranuan mikrobe nga minjtë që ushqeheshin me përmbajtje të lartë yndyrore dhe antibiotikë, nuk shfaqën këto ndryshime, megjithëse vetë nuk pranuan antibiotikë.

Hulumtuesit tani po punojnë në identifikimin e baktereve specifike të cilat përfshihen në këto procese.