Prirje ndaj migrenës kanë njerëzit temperament, që kanë rezistencë të ulët ndaj stresit. Përveç kësaj, prirja mund të jetë e trashëguar, ndërsa shfaqja e kokëdhimbjeve mund të varet edhe nga gjinia (femrat vuajnë nga migrena më shpesh se meshkujt). Stresi i përhershëm dhe ankthi gjithashtu kanë ndikim serioz mbi shëndetin.
Përveç këtyre faktorëve, cilësia e të ushqyerit luan rol të madh. Shkencëtarët kanë zbuluar se mungesa e disa vitaminave dhe makro elementëve mund të jenë shkak për dhimbjet e kokës.
Acidi folik – Vitamina B 12
Për shkak të sasive jo të mjaftueshme të këtyre substancave në trup, personi bëhet i harruar, i hutuar, nervoz. Për më tepër, kur shfaqet dhimbja e kokës, ne marrim barna që përmbajnë acid acetilsalicilik, i cili e redukton nivelin e acidit folik dhe vitaminës B12.
Për të kompensuar këtë mangësi, është e nevojshme të hani spinaq, kungull, brokoli, avokado, panxhar, karrota dhe vezë. Sigurohuni që këto ushqime t’i përfshini tek të ushqyerit tuaj të përditshëm dhe do të shihni se do të ndiheni më mirë.
Bakër dhe hekur
Bakri dhe hekuri janë gjithashtu makro elemente të rëndësishme. Mangësia e tyre shpesh vjen tek femrat, gjë që çon në zhvillimin e anemisë, migrenës, hipotensionit, depresionit dhe lodhjes.
Këto substanca të rëndësishme mund të merren duke konsumuar arra, fasule, djathë dhie, mëlçi, avokado, sallatë jeshile, fara, alga.
Vitamina B6
Mungesa e kësaj vitamine çon në zhvillimin e sëmundjeve vaskulare. Për të parandaluar këtë, hani më shumë fasule, perime të freskëta, mushkëri, drithëra. Në këtë mënyrë do të ruani shëndetin e organeve vitale, si zemrës dhe trurit, por gjithashtu do të forconi sistemin nervor dhe kardiovaskular.
Vitamina D
Kjo është një vitaminë e rëndësishme që krijohet në trup gjatë ekspozimit ndaj rrezeve të diellit. Në periudhën vjeshtë-dimër, kur nuk ka mjaftueshëm diell, duhet të kujdeseni për të ushqyerit dhe të merrni ushqimet që përmbajnë këtë vitaminë, si vezët, bishtajoret, mushkëritë, frutat e detit dhe të gjitha produktet e qumështit.
Mos harroni se të ushqyerit e shëndetshëm, gjumi, ecja në ajër të pastër dhe stërvitja janë çelësi i shëndetit dhe jetëgjatësisë! Mënyra e shëndetshme e jetës i zvogëlon kokëdhimbjet dhe intensitetin e tyre.