Mungesa e ujit në trup e pengon të menduarit e qartë

Studiuesit zbuluan se humbja e lëngjeve rezulton me çrregullimin e funksioneve njohëse

Edhe dehidrimi i moderuar mund të prishë aftësinë tuaj për të menduar në mënyrë të qartë, tregoi studim i ri amerikan. Studiuesit zbuluan se humbja e lëngjeve, e cila korrespondon me dy për qind të peshës së atletëve, rezultoi me çrregullim e funksioneve njohëse. Madje edhe dehidratimi i lehtë çon në çrregullimin e vëmendjes dhe aftësitë e vështira vendimmarrëse, shkruan “Medicine & Science in Sports & Exercise”.

Shkencëtarët kanë zbuluar se dehidrimi në veçanti shkakton probleme në detyrat që kërkojnë vëmendje, koordinim motorik, i ashtuquajturi funksion ekzekutiv, i cili përfshin, gjetjen në harta, drejtshkrimin, llogaritjen ose korrigjimin e teksteve.

“Tashmë e dimë se kondicioni fizike vuan kur tejkalohet pragu i dy përqindve i peshës trupore, sidomos pas stërvitjes në një ambient të ngrohtë”, tha studiuesi Mandy Milard – Stafford, profesor në Shkollën e Shkencave Biologjike në Institutin e Teknologjisë në Gjeorgji.

Mos shkoni edhe në ekstremin tjetër – të konsumoni sasi të tepruar të ujit, pasi kjo mund të çojë në një gjendje të rrezikshme – hiponatraemi

“Prandaj lind pyetja se çfarë ndodh në tru me të njëjtën humbje të lëngjeve, e cila është shumë e zakonshme tek njerëzit që janë aktivë ose që punojnë jashtë. Ashtu siç u duhet ujë qelizave të muskujve, ashtu u duhet edhe qelizave të trurit.”

Efektet e dehidrimit nuk janë dramatike, por ato shtohen me rritjen e dehidrimit, deklaroi Milard – Stafford

Ekspertët paralajmërojnë dhe nuk duhet të kalohet në ekstremin tjetër – të konsumohet sasi e tepruar e ujit, pasi kjo mund të çojë në një gjendje të rrezikshme, hiponatraemi.

E rëndësishme është që të balanconi marrjen dhe humbjen e lëngjeve, thonë ata, duke treguar një mënyrë të thjeshtë kontrolli: nëse ngjyra e urinës është shumë e ndritshme, kjo do të thotë se futet shumë ujë, dhe anasjelltas, nëse është intensive dhe e errët, atëherë personi është i dehidruar.