Përveç se në kuzhinë, mustarda mund të përdoret edhe për të ulur temperaturën e trupit, ndihmon gjatë vështirësisë në gëlltitje, ndërsa i lehtëson edhe dhimbjet e kokës. Kjo lloj erëze e shijshme bëhet nga bima shëruese, duke i shtuar ujë dhe uthull, pranadaj edhe është aq e dobishme.
Për shembull, nëse digjeni, aplikoni një shtresë të trashë në vendin e djegur dhe dhimbja do të zhduket. Nëse keni dhimbje koke, aplikoni mustardën në ballë dhe në eshtrat temporale dhe prisni pak. Nëse keni dhimbje fyti ose jeni të ngjirur, gëlltisni një lugë çaji me mustardë. Ju mund të përgatitni edhe pije në mënyrë që, në gjysmë gote ujë të ngrohtë do të shtoni mustardë dhe lëng limoni, një lugë çaji kripë, mjaltë. Prisni që të ftohtë, e pastaj bëni gargarë me të.
Një situatë tjetër në të cilën mund t’ju vijë në ndihmë mustarda, është kur ju keni temperaturë:
Kur nuk ndiheni mirë, keni temperaturë të lartë ose jeni ftohur, atëherë dy lugë mustardë përzijeni me një lugë çaji kripë deti, ndërsa përzierjen e fituar hidheni në vaskë të mbushur me ujë të nxehtë. Relaksohuni në banjën e ngrohtë, ose qëndroni në të për rreth 20 minuta, pastaj bëni dush. Rezultatet do t’i vini re shumë shpejt.