Vetë-iniciativa pë të ndërprerë terapinë e përshkruar për një gjendje ose sëmundje të caktuar më herët se sa që duhet, mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore.
Ky lloj i “pabindshmërisë” është veçanërisht karakteristik për personat e moshuar, personat që jetojnë vetëm dhe personat me shkallë të ulët të arsimit, paralajmërojnë profesionistët nga Qendra Mjekësore e Denverit, pas hulumtimit të kryer.
Studimi përfshiu 1 521 të anketuar dhe zbuloi se çdo i teti pacient pësoi sulm në zemër brenda një muaji pas largimit nga spitali, psaiqë me dëshirën e vet ka ndërprer marrjen e ilaçeve të përshkruara.
Për dallim nga pacientët e disiplinuar, pacientët e padisiplinuar kishin një rrezik trefish më të lartë të vdekjes brenda një viti, theksojnë ekspertët.