Ndërsa, disa ende mendojnë se ndëshkimi trupor është e vetmja mënyrë për t’u mësuar fëmijëve respektin, disa të tjerë e dënojnë ashpër atë dhe e quajnë abuzim. Me kalimin e viteve “u shfaqën” shumë mënyra të tjera të disiplinimit të fëmijës, në varësi të moshës dhe karakterit të tyre.
Prindërit zakonisht përdorin metodën “time out”, ku fëmija dërgohet në dhomë për t’u “qetësuar”, por edhe kjo metodë kohët e fundit konsiderohet shumë e rreptë për emocionet e fëmijës. Për dallim nga metoda e mëparshme në ndërkohë është zhvilluar edhe metoda e”time-in”, ku tregohet qartë se si një fëmijë i zemëruar ulet pranë prindërve dhe duhet tu shpjegojë ndjenjat e tij negative dhe çka e zemëroi atë, gjë që I’a bën me dije atij se të njëjtat ndjenja respektohen.
Ka edhe metoda ndëshkimi, heqja e gjërave që i pëlqejnë fëmijës, zakonisht celularët, playstation apo tabletat…
Sa i përket ndëshkimit trupor, për këtë temë bëhen shpesh studime të reja që përpiqen të vënë në dukje dëmin që shkakton e njëjta dhe këtë herë studiuesit arritën ta lidhin atë me zhvillimin e trurit të fëmijëve. Ky studim, i botuar në revistën “Child Development”, tregoi rritje të aktivitetit të trurit tek fëmijët kur ata ishin gati të “të pritnin rrahjen-ndëshkimin”.
Pjesët e trurit që janë prekur janë ato përgjegjëse për marrjen e vendimeve dhe përpunimin e situatës. Ajo që është vërtet alarmante është se ata zbuluan se efekti në tru i “rrahjeve të lehta” është i ngjashëm me atë që përjeton truri i një fëmije të ekspozuar ndaj formave më të rënda të dhunës.
Shumë prindër besojnë se “goditjet aty-këtu” nuk kanë të bëjnë fare me “dhunën e vërtetë”. Studiuesit shpresojnë se ky studim do të ndryshojë mendimin e tyre.
Në të kaluarën, shuplakat kanë qenë të lidhura me problemet e shëndetit mendor, ankthin, depresionin, problemet e sjelljes dhe çrregullimet në përdorimin e substancave tek fëmijët. Këto studime mund të jenë alarmante sepse pothuajse 50 për qind e prindërve kanë raportuar në mënyrë anonime ndëshkimin trupor të fëmijëve të tyre.
Në mënyrë që studimi të përfundon me sukses, fëmijët të cilët ishin pjesë e këtij hulumtimi, më në fund iu nënshtruan rezonancës magnetike dhe panë në ekran kompjuterik ku fytyrat e njerëzve ndryshonin, disa ishin dashamirës, disa të tjerë të frikshëm, e disa të tjerë neutralë.
Skaneri më pas regjistroi aktivitetin e trurit të fëmijës në përgjigje të fytyrës që panë. Fëmijët që u ndëshkuan fizikisht kishin trurin i cili u përgjigjej më mirë fytyrave “të frikshme” sesa ata që nuk u goditën.
Studiuesit theksojnë, se çdo fëmijë është i ndryshëm dhe duan të bëjnë në qartë se goditja mund të ndikojë ndryshe tek secili fëmijë. Mesazhi i studimit të tyre është se goditja ka pasoja, dhe se, që të gjithë prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm.
Përktheu dhe përshtati:S.N