Për shumicën prej neve, stresi është vetëm një pjesë e përditshmërisë. Mund të zgjasë disa orë apo mund të jetë afatgjatë. Mund të shkaktojë nauze, shtim në peshë dhe ekzemë, stresi mund të ndikojë në sistemin tuaj imunitar në shumë mënyra.
Cilado qoftë arsyeja, askush nuk e dëshiron stresin. Por a mund të të sëmurë vërtet stresi?
Me pak fjalë: Po. Në fakt, së bashku me shkaktimin e ekzemës, shtimit të padëshiruar të peshës dhe të përzierave, stresi madje mund të dobësojë sistemin tuaj imunitar. “Eliminimi ose modifikimi i faktorëve të ndryshëm stresues në jetën tuaj është jetik për mbrojtjen dhe rritjen e përgjigjes tuaj imune,” thotë imunologu klinik Leonard Klabreze.
Dr. Kalabreze jep një pasqyrë se si stresi ndikon në imunitetin tuaj dhe çfarë mund të bëni për të minimizuar efektin.
Lidhja midis stresit dhe sistemit tuaj imunitar
Besoni apo jo, stresi nuk është i keq. Në fakt, stresi akut është një pjesë e jona që na mbron dhe na bën më vigjilentë.
Kur filloni të ndiheni të stresuar, kjo bën që trupi juaj të prodhojë nivele më të larta të kortizolit, hormonit të stresit. Me pak fjalë, kortizoli mund të rrisë imunitetin tuaj duke kufizuar inflamacionin. “Por me kalimin e kohës, kur trupi juaj arrin stresin kronik, trupi juaj mund të mësohet të ketë shumë kortizol në gjakun tuaj. Dhe kjo ia hap derën infeksioneve të shumta”, shpjegon Dr. Kalabreze.
Përveç kësaj, stresi kronik redukton limfocitet e trupit tuaj – qelizat e bardha të gjakut që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve. Sa më i ulët të jetë niveli i limfociteve, aq më i rrezikuar jeni nga viruset, duke përfshirë ftohjen dhe herpesin. Ky është momenti kur ju filloni të përjetoni “sëmundje të shkaktuara nga stresi”. Sistemi juaj imunitar fillon të ndihet më i dobët, kështu që nuk mund të luftojë gjithashtu infeksionet apo sëmundjet.
Nivelet e larta të stresit gjithashtu mund të shkaktojnë depresion dhe ankth, të cilat gjithashtu mund të çojnë në nivele më të larta të inflamacionit. Në terma afatgjatë, nivelet e qëndrueshme dhe të larta të inflamacionit tregojnë një sistem imunitar të mbingarkuar dhe të lodhur që nuk mund t’ju mbrojë siç duhet.
Gjendje të tjera të lidhura me stresin
Inflamacioni kronik mund të shoqërojë nivele të larta të pakontrolluara stresi, të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin dhe përparimin e shumë sëmundjeve të sistemit imunitar, si:
Artriti.
Fibromialgjia.
Lupusi.
Psoriaza.
Sëmundja inflamatore e zorrëve (IBD).
Nën stresin e vazhdueshëm e afatgjatë, mund të zhvilloni edhe probleme kardiovaskulare, duke përfshirë rrahjet e shpejta të zemrës dhe sëmundjet e zemrës, si dhe ulcerat e stomakut. Ju gjithashtu do të jeni në rrezik më të madh për diabetin e tipit 2, kancere të caktuara dhe probleme mendore.
Në këtë moment, ju mund të jeni duke menduar, “Gjithë këto gjëra kanë një lidhshmëri mes vete!” Sigurisht, stresi mund të jetë mjaft stresues në vetvete. Por ky informacion nuk ka për qëllim t’ju shkaktojë më shumë stres. Në vend të kësaj, përpiquni ta shihni atë si një arsye për t’i dhënë përparësi shëndetit tuaj dhe t’i jepni vetes kohë dhe hapësirë për t’u përqendruar në përsosjen e teknikave tuaja të menaxhimit të stresit.
Si të menaxhoni stresin tuaj dhe të parandaloni sëmundjet
Strategjitë e reduktimit të stresit jo vetëm që i japin mendjes një pushim, por ato gjithashtu mund të lehtësojnë tendosjen që stresi i shkakton sistemit tuaj imunitar.
“Ju mund të ndërmerrni hapa për të reduktuar stresin afatshkurtër dhe afatgjatë”, siguron Dr. Kalabreze.
Ja disa taktika të dobishme për të reduktuar stresin dhe për të forcuar sistemin tuaj imunitar:
Meditim dhe vëmendje
Meditimi tre deri në katër herë në javë mund të bëjë mrekulli për reduktimin e niveleve të stresit. Nuk duhet të jetë e gjatë – vetëm 10 deri në 15 minuta për të gjetur një moment të qetë me veten. Meditimi ul nivelin e kortizolit dhe zvogëlon inflamacionin. Ju gjithashtu mund të ushtroni vëmendjen tuaj përgjatë jetës suaj të përditshme.
Përshtateni dietën tuaj
Një tjetër pjesë e madhe e shëndetit tonë të përgjithshëm është ushqimi që hamë. Mos harroni të konsumoni një dietë të ekuilibruar me fruta, proteina, drithëra dhe vitamina për të ndihmuar sistemin tuaj imunitar të funksionojë pa probleme. Në të njëjtën linjë, mund të provoni të hani ushqime si peshku, manaferrat dhe drithërat që kanë treguar se ndihmojnë në shëndetin e trurit. Dhe gjumi gjithashtu ndikon shumë në nivelet tuaja të stresit, prandaj sigurohuni që ajo që hani t’ju ndihmojë të qetësoheni edhe para gjumit.
Ushtroni joga
Praktikimi i jogës ul nivelet e hormoneve të stresit dhe qetëson sistemin tuaj nervor për të reduktuar inflamacionin. Frymëmarrja e thellë ndihmon në rritjen e rezistencës ndaj infeksioneve. Pozat e përmbysura në joga ndihmojnë në qarkullimin e lëngjeve nëpër sistemin tuaj limfatik, duke filtruar toksinat.
Plus, ka kaq shumë lloje dhe rutina të jogës, që do të thotë ka diçka për të gjithë. Në varësi të nivelit tuaj dhe çfarë lloj stresi po përjetoni, këtu janë disa lloje të jogës që duhen marrë parasysh:
Joga fillestare.
Joga për shërimin e traumave.
Joga para gjumit.
Joga për udhëtim.
Joga e nxehtë.
Joga energjike.
Bëni gjumë të mjaftueshëm
Mungesa e gjumit mund t’ju ekspozojë më shumë në stres dhe të dobësojë sistemin tuaj imunitar. Pra, është e rëndësishme të siguroheni që të merrni sasinë e rekomanduar çdo natë – rreth shtatë deri në nëntë orë nëse jeni i rritur. Gjithashtu, të kesh një rutinë qetësuese në mëngjes dhe para gjumit ju ndihmon të keni një ritëm të ekuilibruar gjatë gjithë ditës, gjë që mund të ndihmojë në reduktimin e çdo stresi që mund t’ju shfaqet.
Mësoni faktorët e stresit dhe si ti përballoni
Derisa ne të gjithë përjetojmë stres, marrëdhënia e secilit person me të është e ndryshme. Ju e dini se cilat janë gjasat më të mëdha që ju stresojnë, kështu që mund të jetë e dobishme t’i identifikoni këta shkaktarë, të shkruani ditar rreth tyre dhe të përgatiteni me një plan relaksimi për të qetësuar veten herën tjetër që ato shfaqen.
Konkludime mbi stresin dhe imunitetin tuaj
Mos harroni, stresi në situata akute mund të jetë i shëndetshëm dhe mbrojtës, kështu që nuk është gjithçka keq për ne. Është stresi kronik që ne po përpiqemi ta menaxhojmë. Dëgjoni trupin tuaj dhe vini re nëse stresi që ndjeni është i vazhdueshëm ose i situatës. Sido që të jetë, ka taktika përballuese.
Nëse mendoni se nivelet tuaja të stresit nuk po përmirësohen edhe pasi keni bërë ndryshime në stilin e jetës, sigurohuni që të flisni me një ofrues të kujdesit shëndetësor se si mund t’ju ndihmojnë.