Ndiqni këto këshilla nëse përdorni maskë mbrojtëse

Pajisjet mbrojtëse (maska dhe dorezat) duhet të përdoren në rast dyshimi për infeksion ose te personat për të cilët është konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus.

Organizata Botërore e Shëndetit këshillon përdorimin racional të maskave në rastet kur një person ka simptoma respiratore (kollë ose teshtitje) ose dyshohet se ka koronavirus, ose nëse kujdeset për një person i cili dyshohet se është i prekur nga koronavirusi i ri.

Njerëzit me simptoma të frymëmarrjes që mbajnë maskë, zvogëlojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit tek të tjerët. Gjithmonë, pavarësisht faktit nëse personi ka shenja të sëmundjes së frymëmarrjes apo jo, është e nevojshme t’i përmbahen masave të përgjithshme të mbrojtjes.

Pajisjet mbrojtëse (maska dhe dorezat) duhet të përdoren në rast dyshimi për infeksion ose te personat për të cilët është konfirmuar se janë të infektuar me koronavirus. Rekomandohet gjithashtu edhe për personat të cilëve u është dhënë masë e kujdesit shëndetësor në karantinë ose vet izolim, ose personave për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata kanë qenë në kontakt të ngushtë me ndonjë person që është vërtetuar se është i infektuar.

MASKËN KIRURGJIKALE DUHET TA PËRDORNI NË KËTË MËNYRË:

  • Para se të vendosni maskën, lani duart me sapun dhe ujë ose dezinfektues alkoolik. Mbuloni gojën dhe hundën dhe sigurohuni që skajet e maskës të jenë ngjitur mirë për fytyrën.
  • Shmangni prekjen e maskës derisa e mbani atë. Nëse e prekni, është e nevojshme të lani duart me sapun dhe ujë, ose t’i dezinfektoni ato.
  • Zëvendësoni maskën e lagur me një të re. Mos e përdorni të njëjtën maskë disa herë.
  • Maska hiqet nga fytyra nëpërmjet pjesëve anësore (duke mos e prekur pjesën e përparme) dhe hidhet në koshin e mbeturinave. Pastaj, duart lahen me sapun ose dezinfektohen.