Ndiqni këto ndryshime, do të mund ta shpëtoni jetën

Dëgjojini me kujdes mesazhet që po ju përcjell organizmi...

Organizmi i njeriut është një makinë e pabesueshme ndaj të cilit ndikojnë jë numër faktorësh. Trupi çdo ditë dërgon mesazhe të caktuara përmes të cilave mund të zbulohet se në çfarë gjendje është. Pra, dëgjojini me kujdes atë që ju përcjell organizmi.

  • Duke shkuar rregullisht te dentisti ju kontrolloni gjendjen e gojës tuaj, por mund të mësoni edhe shumë gjëra për gjendjen e organizmit. Edhe ndryshimet në zgavrën me gojës mund të jenë një nga treguesit e parë të sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve të mushkërive, sistemit digjestiv…

 

  • Ndryshimi drastik i peshës, pavarësisht nëse bëhet fjalë për shtim të peshës ose humbje të peshës, është fenomen që u ndodh të gjithëve me kalimin e viteve. Mirëpo nuk duhet të neglizhohet aspak shtimi i konsiderueshëm në peshë ose dobësimi. Prandaj, nëse për kohë të shkurtër keni marrë ose keni humbur shumë kilogamë, mbani në mend se kjo mund t’i referohet mosbalancimit hormonal dhe problemeve të gjëndrës tiroides ose mbajtjes së ujit në organizëm, domethënë probleme me zemrën dhe veshkat, si dhe  shtatzënisë.

 

  • Lëkura është organi më i madh i cili është çdo ditë i ekspozuar ndaj ndikimeve të jashtme, kështu që e rëndësishme është që të monitorohen ndryshimet që ndodhin në sipërfaqen e saj. Nëse vini re ndryshime në ngjyrë, rritje, njolla dhe nishane, nuk është ide e keqe të kërkoni mendim profesional.

Thonjtë mund të jenë zbukurim për duart, por rëndësia e tyre është shumë më e rëndësishme. Ndryshimet e vogla dhe të mëdha tek thonjtë e duarve dhe këmbëve mund të tregojnë për sëmundje të ndryshme. Prandaj, mos prisni, kërkoni mendim profesional.