Mungesa e jodit në trup manifestohet me përqendrimin e dobët, mungesën e energjisë, lodhjen ekstreme, depresionin, çehren e zbehtë të lëkurës dhe rënien e flokëve ose flokët e dobëta. Përveç kësaj mund të vijë deri te ënjtja e duarve, syve, këmbëve, rrahjet e dobëta të zemrës dhe dhimbje të muskujve. Shtimi vazhdimisht në peshë, gjithashtu mund të jetë fenomen i cili ndodh si pasojë e mungesës së jodit, sepse ky element është një nga katalizatorët më të mirë për oksidimin e trupit.
Jodi kryesisht luan rolin e gjëndrës mbrojtëse. Në të cilën gjenden 70 deri 80 për qind jod, i cili gjithashtu është i rëndësishëm për indet tjera, si: trurin, lëkurën, gjoksin, gjëndrën e kraharorit, pankreasin dhe lëngun cerebral kurrizor.
Mungesa e jodit në ndonjë nga këto pjesë të trupit çon në mosfunksionimin e tyre. Nëse arrini të kuptoni se organizmit tuaj i mungon jod, konsumoni ushqime që janë të pasura me këtë mineral. Më së shumti gjendet tek peshku i detit, prodhimet e detit, karrotat, spinaqi, rrepkat, bizelet, patatet, kërpudhat, luleshtrydhet, bananet, lakrat, qepët dhe tek e verdha e vezës. Gjithashtu jodin mund t’a rimbursoni përmes lëkurës, ose të zbutni fytyrën me tinkturë jodike (tretje e një substance).