Duart i kanë receptorët më të ndjeshëm të prekjes, të cilat nëpërmjet nervave janë të lidhura me trurin. Megjithatë, nëse disa prej këtyre nervave janë dëmtuara ose shtypura, truri nuk mund t’u përgjigjet sinjaleve që i dërgojnë receptorët dhe atëherë duart fillojnë të ndjejnë shpime gjilpërash.
Profesionistët theksojnë se në qoftë se shumë shpesh keni ndjesi shpimi gjilpërash në duart tuaja, ju keni rrezik potencial për dy gjendje të rrezikshme – problem me gjëndrën tiroide dhe sulmin në tru.
Hipotireoza apo mungesa e hormoneve të gjëndrës tiroide mund të çojë në dëmtimin e sistemit nervor, ndërsa si sinjal i kësaj shpesh vjen deri te ndjesi shpimi gjilpërash në duar. Nëse përveç kësaj simptome, vini re se po shtoni peshë, ju bien flokët ose vazhdimisht keni të ftohtë, kërkoni ndihmë mjekësore sa më shpejt që të jetë e mundur.
Mjekët paralajmërojnë se ndjesia e shpimit të gjilpërave në duar dhe ndjenja picikimit në duar mund të jetë edhe shenjë e sulmit në tru. Simptoma të tjera janë goja e shtrembëruar, vështirësi në të folur ose pamundësia për t’u arsyetuar, marramendje dhe shikimi i turbullt. Nëse keni këto simptoma, menjëherë drejtohuni tek mjeku.