NË BOTË DHE TEK NE DOMINON VARIANTI DELTA: Çfarë dihet deri tani për virusin?

Varianti delta i virusit SARS-CoV-2 aktualisht është përgjegjës globalisht për pothuajse të gjitha infeksionet e koronavirusit të shkaktuara nga përhapja e pakontrolluar e koronavirusit të ri në shumë pjesë të botës.

Për momentin, vaksinat janë ende efektive dhe mund të na mbrojnë nga format më të rënda të sëmundjes COVID-19 dhe vdekja nga infeksioni delta, por shkencëtarët janë të kujdesshëm. Ja çfarë dihet deri më tani:

DELTA ËSHTË AKOMA DOMINANTE

Varianti Delta, i zbuluar për herë të parë në Indi në dhjetor 2020, mbetet versioni i virusit SARS-CoV-2 që shqetëson më shumë shkencëtarët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikon atë si variant “shqetësues”, që do të thotë se është në gjendje të rrisë transmetimin e virusit, të shkaktojë formë më të rëndë të sëmundjes ose të zvogëlojë përfitimet e vaksinës dhe trajtimit.

“Superfuqia” e llojit delta është transmetueshmëria e tij”, thekson Shane Crotti, virolog në Institutin e Imunologjisë në San Diego.

Varianti delta është më shumë se dy herë më infektiv se variantet e mëparshme të SARS-CoV-2, sipas të dhënave nga Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC). Studimet sugjerojnë se njerëzit e infektuar me delta kanë më shumë gjasa të përfundojnë në spital sesa ata të infektuari me format e mëparshme të virusit.

Varianti delta mund të shkaktojë simptoma dy deri në tre ditë më herët se koronavirusi origjinal, duke i dhënë sistemit imunitar më pak kohë për t’u përgatitur për mbrojtje.

Të infektuarit me variantin delta në zgavrën e hundës bartin rreth 1200 herë më shumë viruse, sesa varianti origjinal i koronavirusit.

Sasia e virusit tek personat e vaksinuar që infektohen me delta është e barabartë me atë të të pavaksinuarve dhe të dyja grupet mund ta transmetojnë virusin te të tjerët.

Por ndryshe nga të pavaksinuarit, numri i personave të infektuar me virusin zvogëlohet më shpejt. Shkencëtarët thonë se po përhapin virusin shumë më shkurt.

Sipas OBSH-së, varianti delta kushton 99.5 për qind të të gjitha sekuencave gjenomike të raportuara në bazat e të dhënave publike dhe tejkalon të gjitha variantet e tjera në shumicën e vendeve.

A DO TË VAZHDOJ TË KRIJOJ MUTACIONE TJERA?

Ekspertët e viruseve po monitorojnë nga afër zhvillimin e variantit delta, duke kërkuar për ndonjë shenjë që mund të ketë mutuar në mënyrë që të depërtojë mbrojtjen imune të ofruar nga vaksina ose infeksioni që ndodh natyrshëm.

Megjithatë, edhe pse vaksinat ekzistuese parandalojnë zhvillimin e formave më të rënda të sëmundjes dhe përfundimin fatal të COVID-19, ato nuk parandalojnë infeksionin. Virusi është ende në gjendje të shumohet në zgavrën e hundës – dhe në mesin e atyre të vaksinuarve, të cilët më pas mund ta transmetojnë sëmundjen përmes aerosoleve të vogla.

Për të fituar kundër SARS-CoV-2 ka të ngjarë të nevojitet një gjeneratë e re vaksinash që do të parandalojnë transmetimin e virusit, tha Dr. Gregory Poland, një nga shkencëtarët që punon në klinikën Mayo për të zhvilluar vaksina të reja.

“Fatkeqësisht, deri atëherë, bota është ende e pambrojtur”, përfundon Dr. Poland.