Zemra është organ i fuqishëm – rreh 100,000 herë në vetëm një ditë, duke pompuar pesë litra gjak nëpër trupin tonë çdo minutë për të na siguruar oksigjen, lëndë ushqyese, vitamina dhe minerale të mjaftueshme. Jeta jonë përbën 70 përqind të faktorëve të rrezikut, ndërsa gjenet tona janë përgjegjëse vetëm për 30 përqind. Me fjalë të tjera, zakone të caktuara do të dëmtojnë në mënyrë të përhershme zemrën dhe do të plaket më shpejt sesa organet e tjera.
Alkooli, pirja e duhanit, mbipesha, madje edhe stresi i shtojnë zemrës edhe disa vjet. Një studim i madh britanik zbuloi se katër nga pesë të rritur kanë “zemër të vjetër”, ndërsa me këtë edhe rrezik të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, sulmit në zemër ose sulmit në tru, sipas revistës Good Health & Wellbeing, i cili gjithashtu përcjell test të shkurtër që mund të thotë shumë për zemrën tuaj.
Në çfarë gjendje e keni zemrën? Përgjigjuni me PO ose JO
- A janë rrahjet e zemrës suaj në qetësi më të mëdha se 80 rrahje në minutë?
- A jeni grua?
- A jeni diagnostikuar tashmë me ndonjë sëmundje të zemrës?
- Pini duhan?
- A jeni me diabet?
- A vuani nga artriti reumatoid?
- A ka ndonjë sëmundje të veshkave?
- A keni pasur fibrilacion aterial?
- A keni në rrethin familjar ndonjë më të ri se 60 vjeç me sëmundje të zemrës?
- A keni kolesterol të lartë?
- A keni tension të lartë?
- A jeni trajtuar ndonjëherë për tension të lartë?
REZULTATI: Sa më shpesh që jeni përgjigjur me PO, aq më i madh është numri i faktorëve të rrezikut ndaj të cilëve është e ekspozuar zemra juaj, ndërsa kështu edhe më e vjetër. Përafërsisht, për çdo “PO” mund t’i shtoni një vit zemrës tuaj.