Në cilën dorë është më mirë të merrni vaksinën kundër COVID-19? Ja çfarë këshillojnë ekspertët

Efektet anësore më të zakonshme të raportuara nga vaksinat kundër kovidit janë: temperatura e lartë trupore, dhimbje në vendin e vaksinës, dhimbje koke, dhimbje muskulore, ethe, dobësi e përgjithshme, lodhje, skuqje në vendin e vaksinës, të përziera, dhimbje të kyçeve.

Duke qenë se vaksina kundër COVID-19 po bëhet më e arritshme për të gjithë, ka shumë pyetje që lindin në lidhje me sigurinë e tyre. Ashtu si shumica e vaksinave, edhe kjo bëhet dhe jepet në pjesën e sipërme të krahut. Pas dozës së parë, pritet për dozën e dytë dhe jepet për një periudhë prej mbi 21 ditësh.

  • CILAT EFEKTE ANËSORE MUND TË SHFAQEN? 

Efektet anësore më të zakonshme të raportuara nga vaksinat kundër kovidit janë: temperatura e lartë trupore, dhimbje në vendin e vaksinës, dhimbje koke, dhimbje muskulore, ethe, dobësi e përgjithshme, lodhje, skuqje në vendin e vaksinës, të përziera, dhimbje të kyçeve.

Efektet anësore të rralla dhe të pritshme 

Këto janë efekte anësore të pritshme, të cilat shpesh shfaqen, janë të ngjashme me efektet anësore të vaksinave të tjera dhe zakonisht janë me intensitet të butë deri të moderuar dhe kalojnë spontanisht brenda disa ditësh ose me terapi simptomatike (ilaçe për uljen e temperaturës dhe ilaçe kundër dhimbjeve. Mund të shfaqen dhimbje koke, ethe dhe dhimbje në vendin e vaksinës.

Cilat efekte anësore serioze janë raportuar?

Ndër efektet anësore serioze janë reagimet e mbindjeshmërisë që shfaqen si skuqje, kruajtje dhe urtikari menjëherë pas vaksinës, për shkak të së cilës përdoren barna antialergjike dhe pas së cilës në këto raste vjen deri te shërimi. Reagimet e parezës së fytyrës, pra dobësia periferike në njërën anë të fytyrës, gjithashtu vihen re rrallë. Këto reaksione zakonisht shoqërohen me ënjtje të indeve që shtypin nervin dhe zakonisht janë kalimtare.

  • ÇFARË ËSHTË DORA COVID? 

Nëse keni vërejtur skuqje rreth vendit ku keni marrë vaksinën, mund të bëhet fjalë për dorën-kovid, shkruan portali i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Në terma mjekësorë, është një reagim i vonuar i lëkurës.

  • SI TË ZGJIDHNI NË CILËN DORË TË MIRRNI VAKSINËN?

Ju mund të zgjidhni se në cilën dorë do të merrni vaksinën dhe nuk ndryshon nga vaksinat e tjera, kështu që nuk ka zgjedhje të drejtë ose të gabuar. Mjeku mund t’ju këshillojë, por vendimi përfundimtar varet nga ju. Disa do të thonë se dora dominuese duhet të zgjidhet sepse ne e përdorim atë gjithnjë e më shumë dhe e lëvizim, duke ndikuar kështu në qarkullimin e gjakut. Kjo do të thotë që lëvizjet e vazhdueshme do të lehtësojnë dhimbjen dhe do të shkurtojnë kohëzgjatjen e simptomave. Por meqenëse dhimbja mund të zgjasë deri në dy ditë pas vaksinimit, nëse zgjidhni dorën që nuk është dominante, asgjë nuk do t’ju ndalojë të kryeni obligimet tuaja.