Kaloritë i sigurojnë energji trupit dhe lejojnë që ai të funksionojë siç duhet, ndërsa ato konsumohen pa marrë parasysh se me çfarë aktiviteti fizik merret njeriu.
Hulumtimet e fundit kanë treguar se edhe përkundër aktiviteteve që i kryejmë, në harxhimin e kalorive ndikim të fuqishëm ka edhe ora e brendshme e organizmit. Kështu pra, përderisa qëndroni ulur në divan në orët e pasdites dhe orët e hershme të mbrëmjes, harxhoni 10% më shumë kalori, sesa të njëjtën gjë ta bëni në mëngjes.
Shkencëtarët kryen një studim mbi shtatë persona të cilët ishin të izoluar plotësisht në kushte laboratorike. Kjo do të thoshte se të anketuarit nuk e dinin as se edhe çfarë dite ishte, as edhe cila periudhë e ditës ishte. Çdo person u urdhërua kur të flinte, kur ishte koha për t’u zgjuar, ndërsa gjatë periudhës së testimit i cili zgjati tre javë, ju është ndryshuar koha e detyrave të caktuara brenda katër orësh. Duke qenë se trupi i tyre nuk ishte në gjendje t’i përshtatej ritmit të imponuar, ata zhvilluan modelet e tyre. Hulumtuesit e matën normën e metabolizmit në periudha të ndryshme të ditës, për të treguar se si të anketuarit i harxhojnë kaloritë.
U zbulua se shkalla metabolike ishte më e ulët vonë – gjatë “natës” biologjike, ndërsa më e lartë rreth dymbëdhjetë orë më vonë, në orët biologjike “të pasdites dhe mbrëmjes”. Kjo do të thotë se ju doni të harxhoni intensivisht kalori, është mirë që aktivitetet e ndryshme, si dhe stërvitjen t’i lini gjatë mbrëmjes.